1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kapitulli i dyte nga parathenia e ibn Maxhes – vazhdim

Më të lexuarat

6Hadithi nr. 18

Nga Is’hak ibën Kabisa, e ai nga babai i tij, se Ubade ibën Samit Ensariu, shok i të Dërguarit të Allahut, që luftoi me Muaviun kundër romakëve, pa njerëzit se si blinin arin me dinarë (monedhë ari), ndërsa argjendin e blinin me dërhemë (monedhë argjendi). Për këtë i tha: “O njerëz! Ju (kështu) jeni dukë ngrënë kamatën, e unë kam dëgjuar të Dërguarin duke thënë: “Mos e blini arin me ar vetëm se me të njëjtën masë, pa kurrfarë shtimi mes tyre e as vonimi.” Muaviu i tha: “O Ebu Velid, unë nuk shoh se ka kamatë në këtë, përveç nëse ka vonim (d.m.th. jo ndërrim në dorë, por të lihet më vonë).” Ubade ia ktheu: “Të tregoj nga i Dërguari i Allahut, e ti më tregon mua mendimin tënd?! Po më nxori Zoti nga këtu, kurrë më nuk do të jetoj në një tokë ku ti udhëheq” dhe me karvanin e parë u nis për Medinë. Atje, Omer ibën Hatabi e pyeti: “Ç’të solli këtu, o Ebu Velid?” Ai i tregoi atij ngjarjen dhe çfarë i tha (Muaviut) lidhur me qëndrimin në një vend ku ai sundon. Omeri i tha: “Ebu Velid! Kthehu tek vendi yt. Qoftë e shëmtuar toka ku s’gjendesh ti dhe të tillët si ti.” Më pas i shkroi Muaviut: “Ti nuk ke pushtet mbi të (Ubaden) dhe urdhëro njerëzit të veprojnë ashtu siç ka thënë, se në të vërtetë (në këtë çështje) ai është që urdhëron.”

Hadith i saktë. Transmeton ibën Maxheh (nr. 18) me sened të saktë, sipas muhadithit Albani, Hakimi në “Mustedrek” (3/400), Dhehebiu në “Sijeru A’lami-n Nubelai” (2/7) dhe muhadithi Shuajb Arnauti thotë se transmetuesit i ka të besueshëm (thikâtë).

Në këtë hadith shohim qartë madhërimin dhe respektimin e hadithit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ku Ubade ibën Samiti u betua se nuk do të jetonte më në një tokë në të cilën udhëhiqte Muaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Këtë e bëri vetëm se pa që Muaviu kundërshtoi një hadith nga hadithet e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, edhe pse është e njohur çështja e dëgjimit ndaj udhëheqësve dhe respektimit të tyre, por kur Ubade pa se në këtë çështje Muaviu kishte mendim të kundërt, (Ubade) e pa të udhës që të vepronte kësisoj në shenjë madhërimi dhe respektimi ndaj fjalës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Hadithi nr. 19

Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë: “Kur t’ju tregoj diçka nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mendoni për të Dërguarin atë që është më e mira, më e drejta dhe më e devotshmja.”

Kjo thuhet se është fjalë e ibën Mes’udit, mirëpo nuk vërtetohet të jetë fjalë e tij për shkak të shkëputjes që gjendet në këtë zinxhir. Kështu e ka cilësuar muhadithi shqiptar Albani, Allahu e mëshiroftë, mirëpo hadithi që vjen në vijim është hadith i saktë dhe mjafton.

Hadithi nr. 20

Transmetohet nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, të ketë thënë: “Nëse ju transmetohet nga i Dërguari ndonjë hadith, mendoni për të atë që është më e mira, më e udhëzuara dhe më e devotshmja.”

Fjalë e saktë e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Hadithi nr. 21

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, e ai nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të ketë thënë: “Mos ta gjejë dikë nga ju t’i transmetohet ndonjë hadith nga unë e ai i mbështetur në kolltuk e të thotë: “Lexo vetëm Kur’anin, çka thuhet nga fjalët e mira unë e kam thënë atë.”

Hadith shumë i dobët (daif xhiden).

Hadithi nr. 22

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, t’i ketë thënë një njeriu: “O djalë i vëllait tim, nëse të tregoj diçka nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mos merr shembull me të.”

Hadith i saktë. Është veçuar në transmetimin e tij Ibën Maxheh, nr. 22.

Këtë fjalë Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia kishte thënë Abdullah ibën Abasit, kur Ebu Hurejra i tregoi hadithin: “Abdesti (duhet të merret) nga çdo gjë që e prek zjarri.” Ibën Abasi i kishte thënë: “A të marrim abdest nga uji i nxehtë, d.m.th. në bazë të hadithit njeriu nëse merr abdest me ujë të nxehtë (që është nxehur nga zjarri), ai prapë duhet të marrë abdest me ujë të ftohtë”. Ebu Hurejra e kundërshtoi ibën Abasin duke i thënë se hadithi nuk bën të kundërshtohet në këtë mënyrë dhe se qëllimi i hadithit është se duhet të merret abdest kur dikush ha diçka që është pjekur në zjarr e jo çdo gjë që e ka prekur zjarri.

Në këtë fjalë të Ebu Hurejrës shohim respektimin dhe madhërimin që ia bën Ebu Hurejra hadithit duke mos lejuar që dikush të marrë shembull diçka tjetër me hadithin, por që hadithi duhet të merret dhe të pranohet ashtu siç është thënë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu e di më së miri.

Pӫrgatiti: Mr. Fidan XHELILI

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit