1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kapitulli i dytё nga parathёnia e Ibёn Maxhes

Më të lexuarat

2Respektimi (madhёrimi) i hadithit tё tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ashpёrsia ndaj atyre qё e kundёrshtojnё atё

Hadithi nr.12

Transmetohet nga El Mikdam ibёn Meadij Keribe El Kindiu, se i Dёrguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thёnё:

“Sё shpejti do tё vijë njё kohë kur njeriu i mbёshtetur nё kolltukun e tij dёgjon njё hadith nga hadithet e mia dhe thotё: “Mes nesh dhe jush ёshtё libri i Allahut Az-ze ve xhel-le, ajo çka ёshtё nё tё e lejuar e kemi lejuar, ndёrsa atё qё e kemi gjetur nё tё tё ndaluar e kemi ndaluar!” A nuk ёshtё me tё vёrtetё e njëjtë ajo qё e ka ndaluar i Dёrguari sikurse ajo qё ka ndaluar Allahu?” (Sahih, autentik)

Hadithi nr. 13

Transmetohet nga Ubejdullah ibёn Ebi Rafi’, nga babai i tij, se i Dёrguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thёnё:

“Tё mos e gjej dikё nga ju tё mbështetur nё kolltukun e tij, t’i vijë urdhri çka kam urdhёruar apo çka kam ndaluar, ndёrsa ai tё thotё: “Nuk e di, atё qё e kemi gjetur nё librin e Allahut e pasojmё.”(Sahih, autentik)

Sqarim:

Hadithin nr. 12 e transmeton imam Ahmedi (nr 17194) , Ebu Davudi (4593), Tirmidhiu (2664) dhe ka thёnё: “Hadith hasen garib nga kjo rrugё.”

Ndёrsa hadithin nr. 13 e transmeton imam Ahmedi (23876) , Ebu Davudi (4592) , Tirmidhiu (2663) dhe ka thёnё: “Hadith hasen sahih.”

Kuptimi i pёrgjithshёm i kёtyre dy haditheve

I Dёrguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tёrheq vёrejtjen nga njё gjё pёr tё cilёn Allahu ka lajmёruar se do tё ndodhë me disa persona tё metit. Ajo gjё ёshtё refuzimi dhe kundёrshtimi i Sunnetit tё Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me pretekst se mjafton tё kapurit vetёm pas Kur’anit.

Nё hadithin e parё gjendja e mendjemadhёsisё dhe e kundёrshtimit tek kёta persona pёrshkruhet me njё person tё ulur nё kolltuk dhe pranë tij dikush i rrёfen diçka nga hadithet e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndёrsa ai me kryeneçёsi dhe mendjemadhёsi nuk e pranon hadithin e tё Dёrguarit duke thёnё se mes nesh dhe jush ёshtё tё shikojmё vetёm nё Kur’an; atё qё e gjejmё nё Kur’an tё qartё se ёshtё e lejuar apo e ndaluar, themi se ёshtё ashtu, ndёrsa ajo që nuk ёshtё pёrmendur nё Kur’an, por ёshtё pёrmendur nё hadithet e tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk e pranojmё atё.

I Dёrguari e kundёrshton kёtё dyshim djallëzor duke thёnё se ajo që ka ardhur nё Sunnetin e tij, qoftë e lejuar apo e ndaluar, duhet tё pranohet ashtu siç pranohet nga Kur’ani, sepse si Kur’ani ashtu edhe Sunneti janё shpallje e Allahut tё Madhёrishёm. Allahu thotё: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (Nexhm: 3-4)

Ajo qё ka ndaluar i Dёrguari nё Sunnetin e tij ёshtё sikurse ajo qё ka ndaluar Allahu nё Kur’an, sepse i Dёrguari ia ka kumtuar umetit tё tij çdo gjё qё Allahu e ka lejuar apo ndaluar.

Dobitё nga kёto dy hadithe:

Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Sё shpejti do tё vijë njё kohё…” Folja “jusheku” ka kuptimin se ёshtё afruar koha kur do tё dalin njerёz tё tillё. Kjo ёshtё nga mrekullitё e tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sepse ashtu ndodhi. Në umetin islam u shfaqёn njerёz tё cilёt refuzuan dhe kundёrshtuan Sunnetin e tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pretenduan se pasojnё vetёm Kur’anin duke e quajtur veten “Kur’anijun” ose “Kur’anistё”, mirёpo nё tё vёrtetё ata nuk janё tjetёr vetëm se gënjeshtarë dhe pёrgёnjeshtrues tё Kur’anit sepse Allahu thotё nё Kur’an: “Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni.” (Hashr: 7)

“Bindjuni Allahut dhe bindjuni tё Dёrguarit e kini kujdes (mos kundёrshtoni)…” (Maide: 92)

“Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë…” (Ali Imran: 31)

Dhe siç transmeton Darimiu nga Jahja ibёn Kethiri: “Xhibrili i zbrsite tё Dёrguarit me Sunnetin (hadithin) ashtu siç i zbriste me Kur’anin.”

Realiteti ёshtё se kёta njerёz me kёtё thirrje, de kinse punojnё vetёm me Kur’an, dёshirojnё të realizojnё epshet dhe dёshirat e tyre. nё mёnyrё qё të bëjnë thirrje sa mё lehtё nё bidatet e tyre. Kjo ёshtё kёshtu sepse Kur’ani, siç ka thёnё Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ёshtё “Ham-malun lil vuxhuh”, pra i pёrgjithshёm dhe pёrmban nё vetvete kuptime tё shumta. Kur Aliu e dёrgoi Abdullah ibёn Abasin qё tё polemizojë me havarixhёt, e kёshilloi qё t’u fliste me Sunnet dhe jo me Kur’an , sepse nё Sunnet gjёrat janё detajizuar, si p.sh, detajet e namazit, agjёrimit, zekatit e pothuajse tё gjitha adhurimet nё Kur’an kanё ardhur vetёm nё mёnyrё tё përgjithshme, ndёrsa Suneti ёshtё ai qё i ka detajizuar ato.

Pra, kёta propagandues, se gjoja punojnё vetёm me Kur’an, janё vetёm gënjeshtarë dhe mashtrues tё vetvetes, siç ka thёnё Abdullah ibёn Mes’udi: “Ju do tё shihni njerёz qё pretendojnё se ju ftojnë tё punoni me Kur’an, por ata nё realitet Kur’anin e kanё hedhur pas shpinës. Merruni me dituri dhe largohuni nga gjёrat e shpikura dhe kini kujdes nga tё tepruarit nё tё shprehur dhe nga thellimi i tepërt. Kapuni pas “el Atik”, tё vjetrës, asaj qё ka kaluar” , d.m.th. kapuni pas tё parёve tuaj tё mirё.

Ata qё refuzuan Sunnetin me logjikёn e tyre u ndanë nё dy grupe:

a) Refuzimi i Sunnetit nё tёrёsi duke mos pranuar asgjё nga ai, ndёrsa disa pёrjashtuan disa sunnete praktike, si p.sh, detajet e namazit, zekatit etj. Qelizat e para tё kёsaj ideje u shfaqёn nga fundi i kohёs sё sahabёve dhe ato mund t’i quajmё si qёndrime personale tё disa personave tё devijuar. Do të pёrmendim vetёm njё shembull sa pёr ilustrim. Transmetohet nga Hasan El Basriu, se Imran ibёn Husajni (shok i tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ishte ulur me shokёt e tij. Atёherё njёri ndёr tё pranishmit i tha: “Mos na fol përveçse me Kur’an.” Imrani i tha: “Afrohu kёtu.” Dhe i tha: “A e sheh ti dhe shokёt e tu se nёse mbёshtetesh vetёm nё Kur’an, a do tё kishe gjetur nё tё se namazi i drekёs i ka katёr rekate, i ikindisё katёr dhe i akshamit tri regate, se duhet tё lexosh me zё nё dy rekatet e para?…” Ka edhe raste tё tjera, mirёpo siç duket ishin ende tё rralla dhe nuk ishin shndërruar nё fenomen deri nga fundi i shekullit tё dytё hixhri. Për sa i pёrket kёsaj periudhe, nuk ka njohuri tё bollshme përveç asaj qё ka përmendur imam Shafiu nё librin e tij “El-Um”, duke e emёrtuar njё kapitull me titullin “Kapitulli mbi ata qё e refuzuan Sunnetin nё tёrёsi”. Ai më pas vazhdoi t’u kundёrpёrgjigjet atyre.

Rafiditё konsiderohen prej atyre qё e kanё refuzuar Sunnetin nё tёrёsi sepse nga bindjet e tyre ёshtё gjykimi pёr sahabёt se janё tё dalë nga feja. Kjo do tё thotё se çdo gjё qё ka ardhur prej ntyre, për ta ёshtё e refuzuar. Dihet se rafiditёt i akuzojnё sahabёt edhe si gënjeshtarë e mashtrues nё kumtimin e shpalljes dhe se gjoja kanё fshehur njё pjesё tё Kur’anit. Ndёrsa ajo qё quhet Sunnet tek ta ёshtё njё fe e re, tё cilёn e ka shpikur çifuti Abdullah bin Sebe’e, duke e pёrzier me jehudizёm dhe Islam, qё mё vonë t’i vendosin disa zinxhirë transmetimesh se gjoja janё nga transmetimet e “Alu bejtit”, familjes sё tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Mirёpo familja e tё Dёrguarit është e pastёr nga ajo që kanё shpikur ata, ashtu siç ёshtё i pastёr ujku nga gjaku i Jusufit alejhi selam. Kjo ishte njё pasqyrё e atyre qё e refuzuan Sunnetin nё kohёt e kaluara, ndёrsa nё kohёn e tanishme, siç duket, kolonizimi perëndimor ende nuk e ka realizuar dominimin ndaj botёs muslimane dhe pёrmes orientalistёve po mundohet të ngjallё idetë dhe grupimet devijuese nё mesin e muslimanёve. Këto ide dhe grupime kanё marrë fund e janë harruar prej kohësh. Ato i kishin shpikur paraardhësit e tyre çifutë, të krishterё dhe zjarrputistё. Nga gjёrat qё u munduan t’i ngjallin ishte edhe kjo për të cilën po flasim, d.m.th. refuzimi i Sunnetit dhe tё mjaftuarit vetёm me Kur’an. Në fakt ata synojnё refuzimin e fesё nё tёrёsi. Nё Indi u shfaq njё shkollё qё refuzoi Sunnetin nё tёrёsi dhe nё krye tё saj ishin Sejid Ahmed Han, Abdullah Xhekr Elvij, Ahmedudin El Amertserij dhe tё tjerё. Mё pas erdhi Gulam Ahmed Bervijz duke formuar kёshtu njё shoqatё me emrin “Ehlul Kur’ani – Pasuesit e Kur’anit”, duke botuar edhe një revistё mujore dhe njё numёr tё madh librash nё kёtё kontekst.

Ndёrsa nё tokat arabe thirrjen pёr refuzimin e Sunnetit e kanё mbartur mbi supet e veta dy grupe.

Grupi i parё:

Ata qё pretendojnё se janё pasuesit e shkollёs “El Islahije”, e cila u formua nё Egjipt nё duart r Muhamed Abduhusë dhe hoxhёs sё tij, i quajtur si el Afganij. Idetё e kёsaj shkolle pёrhapeshin pёrmes dy mёnyrave:

a) Pёrmes revistёs “El Menar”, kryeredaktor i së cilës ishte Muhamed Rashid Rida . Nё kёtё revistё u botuan njё varg artikujsh me titull “Islami ёshtё Kur’ani i vetёm”, me autor dr. Tevfik Sidkij.

b) Pёrmes librit “Advaun alas-sunetil muhamedije” ose “Dritё mbi Sunnetin pejgamberik”, i autorit Ebu Rej-je.

Grupi i dytё:

Disa shkrimtarë, veprimtarë, autorë të disa librave po ashtu nga Egjipti, tё cilёt jetuan dhe u ushqyen nё duart e armiqve tё Islamit nga radhët e orientalistёve çifutë dhe të krishterё nё universitetet e Francёs, Gjermanisё e Anglisё, ku mendjet e tyre ishin ushqyer me ide shkatërruese dhe devijuese tё marra nga “hoxhollarёt” e tyre orientalistё. Ata u kthyen nё vendet muslimane si tё dёrguar tё armiqve tё Allahut me qëllim që të mbjellin dyshime dhe ide shkatërruese nё mesin e muslimanёve. Nё krye tё kёtyre veprimtarёve ishin Taha Husejn, Ahmed Emin dhe shumё tё tjerё.

b) Refuzimi i Sunnetit pjesërisht, domethënë refuzimi i haditheve ahad

Hadithi ahad u refuzua nga disa grupime të devijuara si:

1. Mu’tezilitët, të cilët e refuzuan hadithin ahad nё ahkame (legjislacion) dhe akide (besim).

2. Esh’aritёt, të cilët e refuzuan hadithin ahad vetёm nё çёshtje tё akides.

Ndёrsa Ehlu Sunneti e pranon hadithin ahad si nё legjislacion ashtu edhe nё besim.

U zgjeruam nё kёtё çёshtjё duke parё rёndёsinё e njohjes sё saj dhe rrezikun qё i kanoset hadithit tё tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Fjala e tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

“…kur njeriu i mbёshtetur nё kolltukun e tij thotё: “Mes nesh dhe jush ёshtё libri i Allahut…”(Shiko lart citatin e hadithit nr. 12)

Imam El Hatabij thotё: “Ka pёr qёllim pasuesit e lukseve dhe tё të mirave tё kёsaj bote, tё cilёt dijen nuk e kanё kёrkuar nga dijetarёt e merituar dhe nuk kanё udhёtuar pёr ta kёrkuar atё, por kanё qёndruar nё shtёpitё e tyre dhe duke qenё injorantë, refuzojnё çdo hadith i cili u bie ndesh me epshet e tyre apo bie ndesh me drejtimin dhe mendimet e hoxhёs sё tyre, tё cilin e pasojnё verbёrisht.

I Dёrguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem paralajmёron nga kundёrshtimi i Sunnetit tё tij e qё nuk ёshtё pёrmendur nё Kur’an, ashtu siç bёnë havarixhёt dhe rafiditёt, sepse ata u munduan tё mjaftohen vetёm me Kur’an duke lёnё kёshtu anash sunnetet e tё Dёrguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tё cilat ishin sqaruese tё Kur’anit. Nё kёtё mёnyrё ata devijuan. Gjithashtu, ky hadith argumenton se hadithi nuk ka nevojë t’i ekspozohet Kur’anit sepse hadithi, nёse vёrtetohet nga i Dёrguari sa-lAllahu alejhi ve sel-lem, ёshtё argument nё vete. Ndёrsa hadithin qё e transmetojnё disa njerëz, ku thuhet: “Nёse ju vjen njё hadith, paraqiteni tek Kur’ani. Nёse ёshtё nё pajtim me tё, merreni e nёse e kundërshton, lëreni atё”, ky hadith ёshtё i kotё dhe nuk ka bazё, siç tregon Zekerija ibёn Jahja Es-Saxhij nga Jahja ibёn Meini, i cili ka thёnё se kёtё hadith e kanё vendosur zindikёt.” Me kaq pёrfundon fjala e imam Hatabit.

Ndёrsa shprehja nё hadith: “A nuk ёshtё me tё vёrtetё e njëjtë ajo qё e ka ndaluar i Dёrguari sikurse ajo qё e ka ndaluar Allahu?”

Nga vetё teksti kuptojmё se Sunneti ёshtё i ngjashёm me Kur’anin pёr nga obligueshmёria e pasimit tё tij dhe tё vepruarit me tё.

Literatura e konsultuar:

1.”Kur’ani Famёlartё”, pёrkthimi i Sherif Ahmetit.

2.”Musned imam Ahmed”, me verifikim tё dijetarit shqiptar Shuajb Arnautit. Mueseseturr-rrisale-Bejrut, botimi i parё.

3. “Sunen Ebu Davud”, me verifikim tё haditheve nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parё.

4. “Sunen Ibёn Maxheh”, me verifikim tё haditheve nga dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me pёrkujdesje tё dijetarit Mesh’hur ibёn Hasen Al Selman. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parё.

5. “Sunen Ed-Darimij”, verifikues Husejn Selim Esed Ed-Daranij. Darul mugnij-Rijad, botimi i parё.

6. “Mealim es-sunen” Ebu Sulejman Hamed Muhamed El Hat-tabij. Mektebetul-ilmije- Bejrut, botimi i dytё.

7. “El Itkan fi ulumil Kur’an”, Xhelaludin Es-Sujuti, Darul gad el-xhedid-Kajro, botimi i parё.

8. “Avnul Meabud sherh Sunen Ebi Davud”, Muhamed Shems el Hak el Adhim Abadij, Darul kutub el ilmije-Bejrut, botimi i parё.

9. “Tuhfetul Ahvedhij sherh Sunen Tirmidhi”, Muhamed Abdurrahman El Mubarekfurij, Dar ihja et-turath el arabij –Bejrut, botimi i tretё.

10. “Sherh Sunen Ibën Maxheh” nga imam Ebul Hasen el Hanefij, i njohur si imam Sindij, Darul mearife- Bejrut, botimi i tretё.

11. “Tedvin es-suneh en-nebevije”, dr Muhamed ibёn Metar Ez-Zehranij, Mektebet Dar El Minhaxh –Rijad, botimi i parё.

12. “Dirasat fil hadith en-nebevij ve tarih tedvinihi”, dr Muhamed Mustafa el Eadhamij, el Mektebul Islamij.

Vazhdon…

Pӫrgatiti: Mr. Fidan XHELILI

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit