-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kapet në aeroport duke shkuar në Siri 17 vjeçari nga Gjilani

Më të lexuarat

Lirim Robelli 17 vjeçar nga Gjilani është ndaluar nga Policia e Kosovës, i cili ishte nisur për të shkuar në Siri
Robellit i cili ishte nisur në shkurt të vitit 2015 për të shkuar në Siri, i është ndërprerë rruga në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe u arrestua nga Policia e Kosovës,raporton RTK.

Më shqetësues se tentimi i tij për të shkuar në Siri, është fakti se si i mituri arriti të pajiset me pasaportë dhe letërnjoftim origjinal, por me identitet të falsifikuar.

Në letërnjoftim Lirimi nuk e ka mbiemrin Robelli por Rexhepi.

Babai i Lirimit, ka thënë se pasaporta dhe letërnjoftimit, Lirimit i është lëshuar nga Zyra e gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjilanit.

Ndonëse i mitur, gjykata urdhëroi që ai të vuante dënimin në institucionin edukativo-korrektues. Por, babi i tij thotë se vendimi i gjykatës nuk po zbatohet për shkak se djali i tij po vuan dënimin në burgun e Lipjanit bashkë me të tjerët që kanë kryer krime të rënda./RTK/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit