Para tre ditësh, në Prizren është arrestuar vajza e akademikut Mehmet Kraja, ish-asistentja e presidentes Jahjaga, Gresa Kraja, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike të llojit kokainë.
Arrestimi i saj është bërë nga Njësiti i Antidrogës i Policisë së Kosovës saktësisht më 14 korrik, pas orës 03:00 të mëngjesit, afër Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Sipas raportit policor vajza e akademikut Mehmet Kraja, përveç substancës narkotike që ishte munduar ta fsheh, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë.
Gjatë një kontrolli të disa personave, aty thuhet se është ndaluar edhe personi i gjinisë femërore, Gresa (Mehmet) Kraja, e lindur në Prishtinë, nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike, pasi që e njëjta sipër telefonit celular kishte ekspozuar dhe përpunuar një vijë pluhur të bardhë, e dyshuar për drogë e llojit kokainë.
Në momentin e prezantimit të policisë, Kraja e ka fshirë për pantallona substancën narkotike, duke e hedhur po ashtu nga xhepi edhe një qese me pluhur te bardhë, e dyshuar për kokainë.
Ish-asistentja e Jahjagës, Gresa Kraja, e cila është vajza e Mehmet Krajës, mësohet se ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit, në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë e drogës në sasi 0.64 gram, e dyshuar si kokainë.
E njëjta është liruar dhe ndaj saj është iniciuar rast.
Për shkak të sjelljes jokorrekte, Gresa Krajës i ishte bërë edhe testi i alkoolit dhe ajo kishte rezultuar e dehur më 1.07 promilë.
Ndaj vajzës së akademikut Mehmet Kraja, si dhe personave të tjerë që kanë qenë në shoqërinë e saj, është iniciuar rasti penal 2019-DHTN-456.
Gresa Kraja e pranon që ishte në polici por thotë se nuk i është gjetur drogë
Sipas raportit policor Gresa, përveç substancës narkotike, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë.
Se ka qenë në shoqërim policor, e konfirmon edhe vet Gresa.
Ajo ka deklaruar se ka qenë e shoqëruar në stacionin policor ku i është bërë kontroll.
Mirëpo, ajo mohon se ka pasur posedim të substancave narkotike.
“Unë e demantoj këtë lajm për mosvertetësi, për arsye se unë nuk jam arrestuar, jam shoqëruar në stacionin policor ku më është bërë kontroll dhe nuk kam pasur në posedim asnjë lëndë narkotike”, ka thënë Kraja.
Ajo ka shtuar se procedura hetimore është duke vazhduar, duke theksuar se për këtë po rezervohet në deklarime.
“Megjithatë, ky është lajm tendencioz, por po rezervohem në deklarime për shkak se procedura hetimore është duke vazhduar”, ka përfunduar Gresa Kraja.
Ndryshe, mësohet se ajo ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit, në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë e drogës në sasi 0.64 gram, e dyshuar si kokainë.
E njëjta është liruar dhe ndaj saj është inicuar rasti penal 2019-DHTN-456.