5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kaos në Parlamentin Evropian pas shtyerjes së votimit për tre ligje kyçe mbi klimën

Më të lexuarat

Kaosi shpërtheu në Parlamentin Evropian gjatë së mërkurës, pasi që votimi i paraparë për tre ligjet kyçe mbi klimën u shty pas disa mosmarrëveshjeve politike në momentet e fundit.

Problemet filluan me një votim për reformimin e Sistemit për Emetimet në Tregti të BE-së (SET), një skemë e cila e përcakton çmimin e emetimeve të gazit serrë të lëshuar nga industritë më të mëdha energjetike, transmeton Telegrafi.

SET konsiderohet si një mjet kyç për uljen graduale të djegies së karburanteve fosile, dhe inkurajimin e përdorimit të energjisë së ripërtërishme.

Deputetët evropian kishin hartuar një raport fillestar në lidhje me reformimin e SET, raport të cilin e dërguan në komitetin e mjedisit në parlament.

Në mesin e ndryshimeve ishte edhe krijimi i një SET sistemi të ri, i cili si shënjestër do kishte emetimet që vijnë nga transporti rrugor dhe ndërtesat e ndryshme, sistem ky për të cilin shumë deputetë kishin frikë se do godiste familjet në vështirësi.

Në tekstin e tyre deputetët evropian kishin kërkuar që nga ky sistem deri në vitin 2029 të përjashtohen ndërtesat private dhe transporti privat rrugor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit