-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

”Kanuni i Neglizhencës”

Më të lexuarat

Hakmarja, fenomen që duhet zhdukur.
Duke e vështruar këtë çështje si tejet negative dhe mendoi se po bëjmë lëshim duke respektuar lashtësinë, dhe duke ikur preokupimit me ekzistimin e gjakmarrjen ekzistenciale të çenies së njeriut si një zanafillë dhe origjinë tejet e gabuar në praktikë, shtrohet dilema parasegjithash dilema për zhdukjen e gjakmarrjes që kjo të marr fund duke e identifikuar si primitive, antiligjore dhe anti-Kombëtare.

Nga Hysen Ibrahimi

nullArtikulli ”kanuni i neglizhencës” i z. Kadri Sherifi, i dërguar nga Ajet Nuro ( [email protected] ), tek unë z. Hysen Ibrahimi, ( [email protected] ),
më inspiroi që të jap një opinion timin rreth këtij artikulli dhe fenomenit të gjakmarrjes.
Në radhë të parë e përgëzoi z. Sherifi për këtë artikull edhe pse jo i detalizuar mirë, apo kisha për të thënë se nevoitet që për këtë fenomen negativ sa primitiv aq edhe anti-human përdoret dhe meret ende në konsideratë në botën shqiptare, gjë që tregon se jemi i vetmi popull në Europë që nuk duam të dalim jasht botës primitive. Prandaj i jap plotë të drejtë z. Sherifi, që Kanunin e Lek Dugagjini për këtë kohë e anatemon me ”kanunin e neglizhencës”. Unë në këtë rast autorin e këtij artikulli z. Sherifi e përgëzoi edhe për gjetjen adekuate fjalën ”neglizhencë”, sepse për këtë fenomen negativ dhe tejet primitiv duke marrë parasysh botën e qytetëruar perendimore për arritjen e tyre në të gjitha fushat e jetës dhe arritjet që sot kjo botë prekë edhe planetët më të lartë të sferës sikurse në kohën e fundit që bëri me planetin mars, kurse ne ende merremi me një të kaluar 500 vjeçare e më shumë.
Pa u thelluar në shpjegimin e ngjarjeve gjakëmarrëse për shkaqe të pasojave të sferës primitive të kushtëzuar sipas kanunit, po themi se psikologjia e njeriut të sotëm nuk kishte guxuar të bie në këtë kushtëzim kanunor që ndodhin raste të papritura nga çështja krejtë individuale në ate familjare e fisnore, sepse mbi çdo krim qëndron ekzistenca e individit apo edhe të atyre që janë të përfshirë në ngjarjen e krimit të marrin denimin e merituar sipas ligjeve aktuale të vendit, duke i përjashtuar e liruar të tjerët që nuk kanë dorë në këtë krim.
Po ta nxjerrim në sipërfaqe në formën e diagramit në rritjen e ngjarjeve hakëmarrëse, do të rezultoi (këtë e them me plot guxim), se gjakëmarrja më tëpër i ka thelluar vrasjet se sa zhdukjen e tyre, më tepër i ka hasmuar njerëzit se sa i ka pajtuar, më tepër i ka përfshi në hasmëri njerëzit se sa në zvogëlimin e tyre deri tek individi. Përderisa një rregull i tillë i jap të drejtë që hakmarrja për një vrasje mund të lahet qoft edhe ai që i përket një fisi psh fisi Berishë e vret një të Krasniqës ose edhe anasjelltas, dhe me këtë lahet gjaku. Shiqoni se sa përfshirje të madhe ka patur e ndodhë që ende sot e kësaj dite kemi. Për një aksident po qoft edhe vrasje me paramendim, kanuni i ka futur në gjakmarrje dyfise thënë shkurt edhe njerëzit që fare nuk kanë pasur të bëjnë me vrasjen. Për një vrasje janë ra në gjak i tërë fshati me fshat, e tërë lagja, me lagje. Është shkuar aq largë sa që hasmi ka kërkuar ta dinë se kush është me dorasin dhe kush po izolohet (leqitet popullorqe), gjë që kjo më tepër e ka ndihmuar këtë dukuri negative.
Ose për një gjakë (njeri të rëndësishëm) të vriten 12 veta të merren 12 gjaqe. Ne kemi shumë shembuj të tillë të këtyre fenomeneve negative. Është menduar se për vrasje të përfshihet i tërë fisi sepse kjo mund t’a ndal vrasjen. Ose me të drejtë z. Sherifi bënë një krahasim këtë kanun me rexhimin e diktatorit Enver Hoxha, i cili për një njeri i cili gjoja se është marrë me një këngë të kënduar në gjuhën amerikane që diktatori Hoxha e quante „imperializmi amerikan“ denohej e tërë familja me një mbiemër që kishin të bënin duke i dërguar në internim e besa edhe me burgim.
Unë mendoi se me hakmarrjen duhet të merren institucionet shtetërore të vendit në radhë të parë. Por, për t’a zhdukur njëherë e përgjithëmonë, këtë veti sa primitive aq edhe anti-Kombëtare duhet të angazhohemi të gjithë si një trup i vetëm e që duhet të merren edhe personalitet me ndikim, edhe mediat, shkrimtarët, poetët, intelektualët, politikanët, njerëzit e arsimit dhe shkencës, që kësaj ngjarje t’i ipet fund. Ka perenduar koha të bëhemi peng i së keqes duke u thirrur në „traditë“!
Gjakmarrja duhet të cilësohet si tendencë e zgjërimit dhe vazhdimit, apo një virus në vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare, gjë që nënkupton neotralizimin total të këtij virusi.
Prania e këtij fenomeni pra gjakmarrja, në botën shqiptare, zhduk dhe zvogëlon dashurinë njerëzore, vazhdimin për një jetë më të mirë edhe përfshinë njerëzit që fare nuk kanë të bëjnë me këtë virus. Ata deshen apo nuk deshen përfshihen në këtë keqe, kur krejt pa dashtas e gjejnë veten në një botë që duhet izoluar dhe i merret e drejta për të jetuar i lirë!
Fenomene të tilla krijojnë atmosferë të ngrysur, krijojnë pikëllimin e tragjikës së krijuar nga një kriminel ordiner, me motive hakmarrëse, duke krijuar atmosferë se motivi i dashurisë njerëzore duket si një ishull ku ruhet identiteti i dashurisë dhe i shpresës për të jetuar i lirë, duke dëshmuar se populli ynë Shqiptarë si njëri ndër popujtë më të lashtë të këtij kontinenti, si dëshmi në pamundësi për zhdukjen e këtij virusi!
Ne sot në plan të parë është ekzistenca njerëzore dhe e drejta e individit për lirinë e tij, që japin kuptimin e jetës në rrethana specifike, apo ekzistencen e individit përballë vetëvetes dhe atyreve që janë përfshi me krimin, gjë që ky i fundit nuk ka të bëjë me gjakëmarrjen. A thua vallë thirrja në traditën e lashtë kanunore që gjurmon sindromin e të keqes gjakëmarëse, të vazhdoi edhe në ditët esotme, ku të nesërmen e vu në pikëpyetje të madhe?! Fati i njeriut të mbetet në duart e një të tjetëri, jeta e njeriut të varet nga fatet e një gjakëmarrësi, e ardhmja e individit të varet nga sindromi i „kanun neglizhencës“ dhe së fundi vdekja e individit të varet pikërisht nga „kanuni i neglizhencës“ se krimi ka ndodhur i rastësishëm dhe tash duhet të vdes krejt tjetër kush !? JO, edhe JO e madhe.
Autori i artikullit ”kanuni i neglizhencës” i nderuari dhe i respektuari z. Kadri Sherifi, potencon edhe të madhin Prof. Anton Çeten, i cili meret me shtrirjen e pajtimit të gjaqeve ndërshiptarë dhe zhdukjen e këtij virusi nga Kombi ynë që më së paku e meritojmë. Vepra e tij që pati një përkrahje gjithëpopullore dhe klasa intelektale e Kombit Shqiptar, por nuk arriti të shtrihet edhe në zonat më të thella në Shqipëri. Emisioni dokumentare të transmetuara nga televizione të huaja për ekzistimin e këtij fenomeni se gjakëmarrja ende ekziston në Shqipëri dhe se si izolohen një familje e tërë, dhe se si ndërpresin shkollimin fëmija, vërtetë ka pasqyruar një imazh aq negativ, sa që të nesërmen shqiptarët në kanë jetuar në shtetet perendimore, nuk kanë guxuar të shkojnë të nesërmen as në punë.
A thua vallë se në ditët e sotme në shekullin XXI jeta e njeriut duhet të varet nga primitivizmi i një njeriu apo fati tragjik i jetës së njeriut ta zëmë: Në planetin e hënës vritet njeriu nga njeriu tjetër, kurse në planetin e tokës e ka të drejten të vras tjetri dhe të vdes tjetri si e drejtë kanunore !? Apsurd.
Pra situata jo e rëndomt, e krijuar nga psikologjia e krijuesit primitiv, vë në pikëpyetje befasisht krejt papritur njeriun që as ka mundur të dij për ngjarjen duke vdekur pa ditur se pse vdiq !?

Prandaj, duke e përkrahur opinionin e dhënë në artikullin ”kanuni i neglizhencës” të z. Kadri Sherifi, unë apeloi tek të gjithë njerëzit e arsyeshëm që ta ngrisin zërin për zhdukjen vëllavrasëse. Institucionet shtetërore nuk duhet të neglizhojnë rreth kësaj dukurie negative, por të krijojnë struktura të fuqishme për t’a varrosur njëherë e përgjithmonë gjakëmarrjen.

E mallkuar çoft kjo gjakëmarrje, të mallkuar çofshin të gjithë ata që e përkrahin.
Zoti i bekoft të gjithë ata që ngrisin zërin kundër këtij fenomeni primitiv.

Nga Hysen Ibrahimi
politolog. Förslöv-Suedi. – See more at: http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1398#sthash.WiZX9xX8.dpuf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit