3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kanë përdhunuar djemtë e tyre dhe ua kanë shitur pedofilëve të tjerë

Më të lexuarat

Në Gjykatën e Qarkut në Münchwilen të Kantonit Thurgau dy prindër fëmijësh po gjykohen për abuzim të rëndë seksual me fëmijët e tyre. Dy etërit, njëri gjerman 35 vjeçar dhe tjetri zviceran 42 vjeçar akuzohen se në vitin 2007 për disa muaj rresht i kanë keqtrajtuar seksualisht djemtë e tyre atëbotë gjashtë dhe shtatë vjeçarë. Veç kësaj ata kanë bërë edhe fotografimin e veprimeve të tyre të turpshme.

Akuza i ngarkon ata dy po ashtu se kanë bërë këmbimin mes vete të djemve të tyre, duke i keqtrajtuar sërish seksualisht. Ndërsa veç të gjitha ketyre, dy baballarët pedofilë edhe ua kanë dhënë për shfrytëzim seksual me pagesë prej 300 eurosh pedofilëve të tjerë në shumë vende të Evropës dy djemtë e tyre të vegjël.

Dy të akuzuarit kanë pranuar veprat e kryera. Ata janë duke u mbajtur në burg që nga viti 2008.

Prokuroria ka kërkuar për të akuzuarin e parë 10 vjet e gjysmë burg ndërsa gjykata është duke e shqyrtuar edhe dënimin me kujdestari të përjetshme për të. Për të akuzuarin e dytë është kërkuar dënimi prej shtatë vjet e gjysmë.

Ai ka pranuar të gjitha dhe me lot në sy ka shprehur para trupit gjykues keqardhjen për atë që ka bërë deri më tash.
Gjykimi që po zhvillohet në Münchwilen ka ngjallur interesim të madh në opinionin zviceran e më gjerë./AI/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit