1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kanclari gjerman Scholz, më 4 maj në Berlin pret Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun

Më të lexuarat

Të mërkurën (më 04 maj) kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë në selinë e tij në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, të premten (sot) në Berlin, në kuadër të konferencës së rregullt të Qeverisë gjermane për media.

“Në qendër të të dyja takimeve, që do të zhvillohen veç e veç, do të jetë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner, njofton DW.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit