4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kancelari gjerman kërkon zgjidhje paqësore në tensionet Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

Scholz gjithashtu njoftoi se çështje Kosovë-Serbi do të diskutohet sot dhe nesër nga liderët e vendeve evropiane në takimin e tyre në Granada të Spanjës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore në tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, raporton Anadolu.

“Për mua është shumë e rëndësishme që situata nuk përshkallëzohet më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Bëhet fjalë për një zgjidhje paqësore dhe kjo është për çka ne jemi të përkushtuar. Gjermania, Franca dhe Italia janë veçanërisht aktive në këtë drejtim”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin bullgar, Nikolai Denkov.

Scholz gjithashtu njoftoi se çështje Kosovë-Serbi do të diskutohet sot dhe nesër nga liderët e vendeve evropiane në takimin e tyre në Granada të Spanjës.

Më herët gjatë ditës së djeshme, zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Kathrin Deschauer, tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën e quajti një “hap të rëndësishëm”, por i bëri thirrje Beogradit të bëjë më shumë për të de-përshkallëzuar tensionet me fqinjin e saj.

Duke folur për mediat në Berlin, Deschauer tha se situata në rajon është “mjaft shqetësuese” në vazhdën e raundit të fundit të dhunës vdekjeprurëse në veri të Kosovës.

“Serbia ka një obligim që pa mëdyshje të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna. Në përgjithësi, situata është sigurisht e tensionuar. Shenjat e para të reduktimit të trupave serbe janë një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit. Megjithatë, ne duam të theksojmë sërish se tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt de-përshkallëzimit”, tha ajo.

Ndërkohë, Scholz foli edhe për konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përshëndetur përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilat i përshkroi “mbështetje aktive”.

Scholz theksoi “nevojë urgjente” për të vazhduar përpara me procesin e paqes mes asaj që ai e quajti “situatë shumë të vështirë”.

Më parë, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, refuzoi të marrë pjesë në takimin e të enjtes për zgjidhjen e Karabakut në Granada të Spanjës, ku pritet të përfshihet kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe liderë nga Bashkimi Evropian (BE), Franca dhe Gjermania.

Azerbajxhani insistoi në pjesëmarrjen e Türkiyes, por siç raportuan mediat azerbajxhanase duke cituar burime në administratën presidenciale, Gjermania dhe Franca e kundërshtuan atë, njoftuan të mërkurën agjencitë e lajmeve të Azerbajxhanit.

Baku tha se nuk e sheh nevojën për të marrë pjesë në negociatat e këtij formati pas deklaratave pro-armene të zyrtarëve francezë, një vizite në Armeni nga ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Catherine Colonna, deklaratave të saj për furnizimin me armë dhe municione, si dhe akuzave nga Michel kundër Azerbajxhanit.

“Azerbajxhani nuk ka nevojë për një format të tillë. Baku nuk sheh nevojën për të diskutuar problemet e rajonit me vendet larg rajonit”, tha presidenca azerbajxhanase, duke theksuar se çdo format në të cilin merr pjesë Franca është i papranueshëm për Azerbajxhanin.

Ushtria e Azerbajxhanit filloi aktivitetet anti-terroriste në Karabak më 19 shtator për të vendosur rendin kushtetues në rajon.

Forcat e armatosura të paligjshme armene në Karabak u dorëzuan pas masave 24-orëshe kundër terrorizmit. Pas këtyre masave, Azerbajxhani, pas vendosjes së sovranitetit të plotë në rajon, i ka bërë thirrje popullatës armene të bëhet pjesë e shoqërisë azerbajxhanase.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit