1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kanali i Stambollit me vlerë 9.2 mld dollarë, punimet nisin në fund të qershorit; Do të ndërtohen dy qytete krah tij

Më të lexuarat

Ndërtimi i një kanali miliarda dollarësh, një alternativë e ngushticës së Bosforit në Stamboll do të fillojë në fund të qershorit.

Pavarësisht se pandemia e Covid-19 vijon të dëmtojë ekonominë e vendit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se qeveria do të vendosë gurin e parë të përurimit te punimeve për projektin e diskutueshëm “Canal Istanbul” në fund të qershorit.

Njoftimi erdhi një dekadë më vonë pasi ai zbuloi për herë të parë “projektin e tij të çmendur” dhe në një kohë kur mbështetja e tij ka arritur një minimum të të gjitha kohërave, shkruan Bloomberg.

Kanali do t’i japë më shumë rëndësi strategjike dhe gjeografike Stambollit.

“Dy qytete do të ndërtohen në bregun e majtë dhe të djathtë të kanalit dhe gjashtë ura do të ndërtohen gjithashtu mbi detin. Disa njerëz janë të bezdisur nga ky projekt, le të jenë kështu. Ne do të shkojmë përpara me këtë projekt,” shtoi presidenti.

Kanali prej 45 kilometrash që do të zhvillohet në perëndim të qendrës së qytetit në anën europiane propozohet të ketë kapacitet prej 160 anijesh tranzit në ditë.

Projekti “Canal Istanbul” do të lidhë Detin e Zi në veri të Stambollit me Detin Marmara në jug dhe vlerësohet të kushtojë 75 miliardë lira turke ose 9.2 miliardë dollarë.

Qeveria thotë se do të lehtësojë trafikun në ngushticën e Bosforit dhe do të parandalojë aksidentet, por kritikët kanë thënë se do të shkaktojë kërdi mjedisore dhe do të ndotë burimet e ujërave të ëmbla.

Turqia miratoi planet e zhvillimit për këtë projekt në muajin mars.

Erdogan shumë herë ka thënë se Turqia do të vazhdojë me planin “ju pëlqen apo jo”, duke iu referuar kritikave nga partitë e opozitës dhe kundërshtarëve të tjerë dhe shtoi se kanali do të ishte një “gyp i ri” për rajonin./ Hurriyet daily news

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit