2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kanadaja ka ndarë 45.3 milionë dollarë për refugjatët në Jordani

Më të lexuarat

Ndihma do të shfrytëzohet në projekte të ndryshme të mbështetjes për 1.6 milione refugjatë në Jordani

OTAVË (AA) – Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se vendi i tij ka ndarë 45.3 milionë dollarë që do të përdoren në programet e ndihmave të refugjatëve në Jordani, raporton Anadolu Agency (AA).

Trudeau u takua me mbretin jordanez Abdullah II në Otavë dhe pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Ai tha se Kanadaja ka ndarë 45.3 milionë dollarë për projektet e ndihmës së refugjatëve në Jordani dhe se ndihma do të shfrytëzohet në projekte të ndryshme të mbështetjes për 1.6 milionë refugjatë në Jordani.

Gjatë takimit të dy udhëheqësve, u diskuta edhe rreth temave të sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe për situatën në territorin e Irakut dhe Sirisë.

“Kanadaja mbështet Jordaninë në aktivitetet e saj që kryen në emër të komunitetit ndërkombëtar. Veçanërisht jemi krenarë për ndihmën e refugjatëve sirianë në Jordani, si dhe për projektet ndaj jordanezëve. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunimin për të vazhduar stabilitetin dhe prosperitetin”, tha Trudeau.

Mbreti Abdullah II theksoi se gjatë 20 viteve të fundit, pesë herë ka vizituar Kanadanë dhe theksoi se Jordania është i vetmi vend i Lindjes së Mesme që ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kanadanë.

Ai shtoi se Kanadaja është bërë një partner i rëndësishëm tregtar dhe investues për vendin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit