1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kanada, rihapet mesxhidi i djegur pas sulmeve në Paris

Më të lexuarat

Me një ceremoni të veçantë në qytetin Peterboroughu të Kanadasë është rihapur faltorja muslimane të cilës iu vendos zjarri pas sulmit terrorist në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Justin Trudeau i cili tha se kjo është një ditë e veçantë për Peterborough dhe Kanadanë. “Cili ishte qëllimi i sulmuesve të cilët dogjën këtë objekt fetar? Ata dëshiruan të mbjellin urrejtjen ndërkohë që ndodhi e kundërta. E shihni dhe vet, sot u shfaq dashuria, uniteti dhe gjithçka tjetër që na bënë kanadez. Gjithmonë do të jemi me ju dhe pranë jush” ishte porosia e kryeministrit kanadez, Trudeau.

Kryetari i Shoqatës së Muslimanëve në Peterboroughu, Kenzu Abdalla, me këtë rast i dhuroi kryeministrit një kopje të Kur’anit dhe e falënderoi për përkrahjen gjatë rindërtimit të faltores së vetme në qytetin me 80.000 banorë. Abdala tha për Anadolu Agency se diplomatët turk, pakistanez dhe francez vizituan vendin menjëherë pas djegies, dhe më vonë të gjithë u përfshinë në riparimin e dëmeve.

“Kudo që ka muslimanë në nevojë atje është edhe Turqia. Ky është shembulli më i mirë i vëllazërisë“, tha Abdalla.

Faltorja muslimane (mesxhid) është ndërtuar për herë të parë në vitin 1994, ndërsa më 14 nëntor të vitit të kaluar u shkatërrua e tëra nga zjarri i vënë qëllimisht.
Për rindërtimin është përfshirë edhe komuniteti hebre duke e financuar projektin, ndërkohë që kryetari i shoqatës hebreje Larry Gillman tha se gjatë kohës sa ka zgjatur rindërtimi i faltores, namazi i xhumasë është falur në sinagogën e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit