1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kanada, kryeministri dënon sulmet ndaj refugjatëve sirian, incidenti trajtohet si krim i urrejtjes

Më të lexuarat

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dënoi sulmet ndaj refugjatëve sirianë të cilët ditë më parë u mirëpritën në aeroportin e kryeqytetit kanadez.

Refugjatët sirian u sulmuan javën e kaluar me sprej, një incident që policia po e trajtojnë si krim të urrejtjes.

Grupi i sirianëve sapoardhur, të cilët kishin edhe fëmijë, u sulmuan nga një biçiklist i paidentifikuar, kur ata u ata u mblodhën në Shoqatën e Muslimanëve të Kanadasë, njoftoi policia e Vankuver.

“Ky veprim nuk na përfaqëson neve, dhe nuk pasqyrojn pritjen e ngrohtë që kanadezët e kanë ofruar”, shkroi Trudeau në Twitter.

“Unë e dënoj sulmin ndaj refugjatëve sirianë në Vankuver,” shtoi ai.

Policia tha se “një numër i njerëzve”, u trajtuan nga mjekët, ndërsa tansmetuesi publik CBC tha se numri i njerëzve të lënduar nga spreji është më shumë 30.

“Edhe pse motivi për spërkatjen me sprej është i panjohur për momentin, hetuesit po e trajtojnë atë si një krim të motivuara nga urrejtja,” thuhej në një deklaratë të Departamentit të Policisë së Vankuverit (VPD).

Qeveria e sapozgjedhur e kryeministrit Justin Trudeau priti më shumë se 6.000 refugjatë sirianë  në vitin 2015, ndërsa deri në fund të vitit pritet t’i marrë deri 25.000 të tillë. Mesatarisht, Kanadaja mirëpret 250.000 refugjatë nga e gjithë bota, çdo vit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit