-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kanada, 17 vjeçari akuzohet për katër vrasje

Më të lexuarat

17 vjeçari është akuzuar për katër vrasje të shkallës së parë dhe shtatë tentativa për vrasje pas një fushate të përgjakshme në provincën kanadeze Saskatchewan të premten, ku ai kishte vrarë katër persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se sipas ligjit për të miturit, identiteti i tij nuk mund të bëhen publik.

Ai në shtëpinë e tij me armë zjarri vrau vëllezërit e tij, 17-vjeçarin Dayn Fountain dhe 13-vjeçarin Drayden. Vrasjet gjakatare vazhdoi në shkollë ku vrau mësuesen dhe asistenten e saj.

Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes filluan të shtënat në shkollë dhe në shkëmbimin e zjarrit u plagosën shtatë persona të tjerë.

Akoma nuk dihen motivet e sulmuesit, i cili në fillim të javësdo të dalë para gjykatës.

Banorët vendas sot u mblodhën para shkollës, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në nderim të të vrarëve.

Të shtënat dhe sulmet e armatosura në institucionet arsimore kanadeze janë të rralla. Megjithatë, sulmi më i përgjakshëm ndodhi më 6 dhjetor, 1989 në Montreal, kur sulmuesi 21-vjeçar Marc Lepine në kolegj, ku ai kishte studiuar, vrau 14 vajza para se të kryente vetëvrasje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit