Derisa libanezët kanë shfaqur një solidaritet për sirianët, tensionet janë rritur si pasojë e kufizimit të të mirave materiale dhe punës.
Rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë tani jetojnë në të gjithë Libanin.
Tregimet individuale ofrojnë një pasqyrë për jetën e refugjatëve sirianë dhe ushtarëve të tyre libanezë në Akkar të Libanit verior dhe në luginën Bekaa, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Yusra, 35-vjeçe, duket nga çadra në vendbanimin e fshatit të Bekaas. Ajo është larguar nga Siria në vitin 2011 me burrin dhe foshnjën e saj tetë muajshe. Yusra ka aplikuar suksesshëm në dy grante për të ndihmuar biznesin e saj. “Ëndrra ime tani është të marrë një punë administrative në një kompani të madhe. Për momentin unë jam duke shikuar vetëm të ardhmen e djalit tim”.
Khalida, 56-vjeçe është vendosur në Dawood Kherbet, në Libanin verior me vajzat e saj, pasi njëri prej djemve të saj ishte qëlluar në Siri. Djali tjetër ishte arrestuar dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për të. Ajo është e brengosur për shëndetin dhe edukimin e vajzave të saj. “Nëse situata përmirësohet në Siri, unë do të kthehem atje. Të gjitha kujtimet e mia i takojnë Sirisë, pasi atje kam varrin e nënës sime. Për mua nuk ka asgjë më të çmueshme se shtëpia”.
62-vjeçari, Abdallah, është një gjysh sirian dhe më herët ai kishte punuar si ndërtimtar, aktualisht jeton në Kherbet Dawood në një fshat të Libanit verior. Ai humbi dy djemtë në luftën e Sirisë. “Këtu ne jemi të turpëruar, nuk ka kushte për të jetuar. Ekziston një ndjesi se këtu ka një burg të madh – nëse ikni, ushtria libaneze mund të kërkojë dokumentet e qëndrimit. Ndonjëherë ne punojmë por nuk paguhemi asnjëherë. Ne jemi bërë si lypës këtu”.