-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kameramani Musliman shpërblyer me Oscar: Nuk më vjen keq që nuk shkova

Më të lexuarat

Khalid Khateeb, kameramani i filmit “Helmetat e Bardha” i cili në ndarjen e këtij viti të Çmimit Oscar u shpall fitues për fimin më të mirë të metrazhit të shkurtër dokumentar, nuk i vjen keq që nuk u lejua të udhëtojë në ndarjen e çmimit dhe e konsideron të rëndësishme që të theksojë situatën në Siri.

Filmi flet për vullnetarët në luftën e Sirisë, të cilët shpëtojnë njerëzit, të quajtur “Helmetat e Bardha”.

Ai ka lindur dhe është rritur në Halep, ku gjatë luftës, ka bërë foto dhe ka xhiruar. Ai thotë se është pjesë e Mbrojtjes Civile të Sirisë, që nga themelimi i saj, ku ka punuar si kameraman dhe herë pas here është angazhuar në operacionet e shpëtimit të “Helmetave të Bardha”.

Pasi kishte gjithnjë e më shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja, ai vendosi të lë kamerën dhe të ndihmojë në operacionet e shpëtimit. Në një bisedë për Anadolu Agency (AA) thotë se në momentet kur situata ishte nën kontroll filmonte dhe më pas imazhet i shpërndante me anë të rrjeteve sociale për t’i treguar botës për masakrat në Siri.

Ai tha se ndjehet i kënaqur që dokumentari fitoi Oscarin dhe se nuk i vjen keq që nuk mundi të udhëtojë në ndarjen e çmimit.

“Mora ftesën për ndarjen e çmimit dhe pastaj edhe vizën për të udhëtuar në Amerikë. Në aeroport më thanë se pasaporta nuk ishte e përshtatshme për këtë fluturim. Kisha nevojë për një dokument të ri nga Konsullata e SHBA-ve që problemi të zgjidhej, por ishte tepër vonë. E gjithë kjo nuk ka rëndësi për mua. Për mua ishte e rëndësishme që t’i përcjellë botës situatën në Siri”, tha Khateeb.

Ai shtoi se ka reaguar në mënyrë emocionale në ndarjen e çmimit Oscar, të cilën e shikonte në televizion.

“Presim që bota të shohë këtë dokumentar, të ushtrojë presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur bombardimet dhe të bëjnë përpjekje për të parandaluar vdekjet e civilëve”, tha Khateeb.

Ai shtoi se janë krenarë që kanë arritur të marrin çmimin Oscar, por është e rëndësishme që të përqendrohet vëmendjen ndaj Sirisë.

“Helmetat e Bardha, trajnimet i kanë mbajtur në Turqi dhe mësimet e marra atje ua kanë përcjellur vullnetarëve në vend” tha ai, duke shtuar se regjisori i filmit Orlando von Einsiedel ideja për të xhiruar i kishte lindur disa vite më parë.

Khateeb tha se ishin takuar disa herë në Stamboll para se të fillojnë me xhirimet dhe tregon për kushtet e vështira në të cilat kanë punuar në Halep.

Ai thekson se qëllimi i tyre ishte që të tregojnë për punën e ekipeve të shpëtimit dhe të tregojnë për masakrat që po ndodhin në Siri.

“Mendoj se botës ia kemi përcjellur se si jetojnë civilët. E gjithë bota ka parë se helmetat e bardha nuk kursejnë jetët e tyre për të shpëtuar civilët. Deri më tani kanë shpëtuar mbi 82.000 sirianë. Gjithashtu, 168 vullnetarë të mbrojtjes civile janë vrarë”, kujton Khateeb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit