1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kamera Samsung Galaxy në shitje prej 16 nëntorit

Më të lexuarat

Kamera Samsung Galaxy, e zbuluar në gusht, kombinon së bashku mundësinë e kapjes së imazheve përmes kamerës dhe ngarkimit të tyre në internet direkt përmes saj.

Versioni i AT&T në SHBA lidhet përmes HSPA+ (jo LTE) si dhe Wi-Fi, kur është i disponueshëm.

AT&T ofron disa plane tarifore të dhënash për të, kështu që konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin paketën që u përshtatet, bazuar në faktin se sa foto dëshirojnë të ngarkojnë.

Kamera është e disponueshme edhe në versionin vetëm me Wi-Fi. Ajo operon me Android 4.1 “Jelly Bean” dhe ka akses të plotë në Google Play.

Kjo nënkupton që përdoruesit kanë mundësi të shkarkojnë dhe të instalojnë aplikacione si Instagram, Pixlr dhe Aviary.

Kamera ka lente zmadhimi 21x dhe një sensor 16-megapixel CMOS, karakteristika që nuk mund t’i ketë një smartfon.

Ekrani është 4.8 inç. Ajo është në fakt kamera e dytë me Android – e para ishte Nikon CoolPix S800c – edhe pse ky i fundit operonte fillimisht me Android 2.3 “Gingerbread”. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit