1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kamberi letër Escobarit: Lugina të përfshihet në dialog

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kamberi përmes kësaj letre i është drejtuar Gabriel Escobar me kërkesën për përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pasi sipas tij, në negociata po rezulton të ketë një dinamikë të re.

“Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi ka theksuar se përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbeten plotësisht të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet tuaja për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në respektin dhe reciprocitetin reciprok.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit