6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kam energji!

Më të lexuarat

Nga: Dr Selman Aude

Kam energji!

Lipset ta perfeksionojmë maksimalisht produktin që prodhojmë, të ndërtojmë sikur njeriu më i dashur do të banojë në atë banesë,  të qepim sikur rrobën do e veshë njeriu më i afërt, të prodhojmë sikur me këtë produkt, do të ushqehet njeriu më i shtrenjtë.
Lipset që prodhimit të duarve tona, ti japim diçka nga shpirtrat dhe zemrat tona, me qëllim që ti ofrohet konsumatorit me cilësi sa më të lartë.
Të gjithë produktet janë fryt i dinamikës dhe jo i qetësisë e plogështisë.
Shirat, frutat,  bimët…
Arritjet njerëzore janë fryt i dinamikës mendore, rrahjeve të zemrës dhe aktivitetit jetik të trupit.
Ato nuk janë thjesht veprime të rastësishme, por janë të programuara dhe të frytshme.
“Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 25)
“Bjeri me shkopin tënd detit!” Menjëherë deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.” (Shuara, 63)
“nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës” (Hud, 81)
Kur nxjerrim një produkt, duhet të mendojmë dhe për energjinë njerëzore brenda tij. Gjërat e humbasin vlerën e tyre, nëse shihen vetëm nga ana formale dhe materiale.
Një piktor i shquar, frekuentonte shpesh një restorant. Ai kishte dyzet vite që merrej me pikturë dhe shquhej për kreativitet. Një ditë, pronari i restorantit i kërkoi ti pikturojë një tufë trëndafilash për ta varur në muret e restorantit. Piktori ia pikturoi tablonë sipas kërkesës, por kur i tregoi çmimin e tablosë, pronari reagoi keq. I befasuar nga shuma, pronari e pyeti:”Si kërkon një shumë kaq të madhe, ndërkohë që tablonë e përfundove brenda disa minutave?!”
Piktori ia ktheu me qetësi:”E vërtetë që e pikturova brenda disa minutash, por janë minuta për të cilat kam shpenzuar dyzet vite përvojë dhe punë.” Mandej e pyeti:”Do e paguash apo jo?”
Pronari i restorantit refuzoi dhe piktori e grisi pikturën e tij.
Një i ri nga vendet e Gadishullit Arabik, vajti tek një i ditur për ta ndihmuar të ndajë trashëgiminë që i kishte lënë i ati, i cili i kishte ndërruar jetë disa kohë më parë. Pasi i bëri llogaritë, i dituri i zgjati një letër, në të cilën sqarohej qartë shuma e secilit nga trashëgimtarët. I riu e mori në dorë dhe e pyeti për detyrimet që kishte. Kur i dituri i tregoi shumën që i detyrohej, i riu kundërshtoi, pasi iu duk shumë. Atëherë, i dituri e grisi letrën dhe u largua.
Një kreativ, e sheh mundin e pakët që derdh për një vepër, si një filiz të një peme me eksperiencë dhjetëra vjeçare. Ai ndjen se një pjesë e shpirtit dhe energjive të tij, derdhjet në çdo vepër që merr në dorë. Aty, ai derdh një pjesë të jetës së vet, madje vetë veten e tij.
Dinamika është iniciativa, është energjia dhe fryti i saj, është shëndeti, është ndjenja e rëndësisë dhe e shpërblimit, është produkti i modelit të mirë dhe i ndjesisë së kuptimit të jetës.
Puna është e shenjtë, edhe nëse bëhet fjalë për fshirjen e një dhome, përgatitjen e ushqimit, pastrimin e zyrës dhe shërbimin që u bëhet miqve.
Toka nuk shenjtëron askënd, është puna ajo që e shenjtëron njeriun, thoshte Selman Farisij.
Punojmë dhe vihemi në lëvizje, me qëllim që të përkojmë me dinamikën e universit, planetëve, diellit dhe hënës.
Është puna ajo që përcakton linjën e njeriut në këtë botë dhe në tjetrën. Besimi ka në thelb apunën, aktivitetin e zemrës, mendjes dhe gjymtyrëve. Prandaj dhe Kurani e thekson shpesh:“Ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira”
Njerëzit të shkelin me këmbë nëse ulesh, edhe nëse je në rrugën e duhur.
Zoti, nuk ua çoi në fole ushqimin shpendëve, por ua shpërndau me qëllim që ta kërkojnë. “Dalin barkbosh dhe kthehen me barkun plot.” – thoshte profeti Muhamed a.s.
Ata që nuk e rrëmojnë shkëmbin me thonjtë e tyre, nuk e shijojnë jetën. Kush nuk komandon veten, nuk i komandon dot të tjerët.
Ruzvelti, ka qenë një kauboj amerikan dhe merrej me gjuetinë e kafshëve të egra, por energjitë dhe ambiciet e tij nuk njihnin kufi. Pasi u zgjodh në postin e zv presidentit të Amerikës në vitin 1900, mbajti 673 fjalime dhe përshkoi në këmbë 20 mijë milje. Një herë, teksa po përgatiste një fjalim, u qëllua me një armë zjarri dhe iu thye bërryli. Edhe pse plumbi iu ndal në kraharor, insistoi ta mbajë fjalën e cila zgjati një orë. Kjo,  para se ti lejojë vetes të shkojë në spital.
 
Perktheu: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit