Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim kallën (İbrahim Kalın) publikoi një artikull me titull “Jerusalemi nuk është për shitje” për Daily Sabah.
Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim kallën (İbrahim Kalın) publikoi një artikull me titull “Jerusalemi nuk është për shitje” për Daily Sabah.
“Jeruzalemi nuk është një qytet që mund të shkëmbehet për populizëm dhe njëanësi, dhe sigurisht që nuk është për shitje për asnjë çmim. Nëse administrata e Trump është serioze për paqen në Lindjen e Mesme, ajo duhet t’i kërkojë Izraelit të përfundojë politikën e saj dhjetëvjeçare të pushtimit, poshtërimit dhe dëbimit, një politikë që duhet të dënohet dhe të hidhet poshtë si një fyerje ndaj njerëzimit” shkroi Kallën.
Ai iu referua vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të shpërngulur Ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem duke e cilësuar atë si një shuplakë përballë diplomacisë ndërkombëtare dhe procesit të paqes tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme.
Ai bëri të ditur se ashtu siç pritej, vendimi u dënua dhe refuzua nga mbarë bota.
Kallën theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ende një shans për të hequr dorë nga vendimi i tyre dhe të pranojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës.
“Prej kohësh autoritetet amerikane punojnë mbi një plan të ri për rifillimin e procesit të bisedimeve të paqes (Izrael-Palestinë). Ende nuk është arritur në një rezultat konkret. Por nëse vendimi i Jerusalemit është pjesa e parë e kësaj iniciative të re të paqes, ky plan mund të shpallet i vdekur që tani” shkroi Kallën.
“Prej vitesh palestinezët kanë bërë më shumë se sa u takon për të hedhur themelet për procesin e paqes. Në fillim të vitit 2017 Hamasi publikoi një dokument të ri politik që pranoi formimin e një shteti palestinez përgjatë kufijve të vitit 1967 dhe bëri një dallim të rëndësishëm midis fesë së hebrenjve dhe sionizmit. Kurse në muajin tetor, partitë politike palestineze Hamas dhe Fatah nënshkruan një marrëveshje pajtimi për t’u angazhuar në negociata si një zë i vetëm. Por duke qenë se nuk kanë përballë një bashkëbisedues (Izraeli) të sinqertë dhe serioz, ata bënë të ditur se pësohet ngërç në proces” shkroi Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim kallën në artikullin me titull “Jerusalemi nuk është për shitje” të publikuar nga Daily Sabah.