7.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Kalın: Shpërfillja e procesit ligjor nga SHBA është e papranueshme

Më të lexuarat

“Kërkesat e SHBA-së duke shpërfillur procesin gjyqësor janë të papranueshme”, ka theksuar Ibrahim Kalın

 

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalın, ka kritikuar Washingtonin për shpërfilljen e procesit ligjor në rastin e pastorit amerikan Andrew Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në Turqi ka sundim të ligjit dhe rasti i Andrew Brunsonit është çështje ligjore. Ekziston një proces i vazhdueshëm ligjor në lidhje me këtë individ”, tha Kalın në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Kërkesat e SHBA-së duke shpërfillur procesin gjyqësor janë të papranueshme”, ka theksuar Kalın.

Komentet e tij erdhën pasi këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, më herët tha për Reuters se Turqia ka bërë një “gabim të madh” me moslirimin e Brunsonit.

Kalın shtoi se është e rëndësishme të theksohet se SHBA bën kërkesa dhe komente arbitrare për procese gjyqësore të vazhdueshme dhe bën rekomandime dhe akuzon Turqinë dhe shtetet e tjera kur bëhet fjalë për pavarësinë e gjyqësorit.

“Fakti që një person është pastor apo klerik nuk është indikacion se ai është i pafajshëm. Vendimi i takon gjyqësorit dhe secili, përfshirë SHBA-në, është i detyruar të respektojë vendimin e gjyqsorit turk. Ashtu sikurse deri më tani, ky rregull vlen edhe në të ardhmen”, tha Kalın.

Ai gjithashtu ka adresuar edhe çështjen e gjykimit të Hakan Atilla, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Halkbank, duke theksuar se të gjithë e dinë se Atilla është dënuar padrejtësisht në procesin që konsiderohet si komplot i organizatës terroriste FETO.

“Në të njëjtën mënyrë, është e papranueshme të vihen në qendër të vëmendjes akuzat e padrejta dhe të pabazuara kundër Halkbank dhe kështu të kërkohet dëmtimi i bankës tonë publike. Është e qartë se qëllimi nuk është të zbulohet e vërteta për sanksionet iraniane, por, përkundrazi, janë përpjekjet për të diskredituar institucionet dhe individët e respektuar, si dhe zbatimi i dënimeve të padrejta. Ne duam të theksojmë se Turqia është maksimalisht e shqetësuar nga ky proces”, shtoi Kalın.

Kalın po ashtu tha se deklarata e John Boltonit në lidhje me gjendjen ekonomike në Turqi dhe vendimin e Katarit për investim tregojnë një gjendje edhe më shqetësuese.

“Kjo sepse këto shprehje janë pranim se administrata Trump e ka bërë një aleat të NATO-s shënjestër të luftës ekonomike. Megjithatë, kjo gjendje nuk është e kufizuar vetëm me Turqinë. Adiministrata Trump deri më sot ka hyrë në konflikte edhe me Meksikën, Kanadanë, Kubën, Kinën, Rusinë, Iranin, BE-në, Gjermaninë dhe shtete të tjera dhe ka treguar se ka përdorur elementet si tregtinë, taksat dhe sanksionet për të filluar një luftë tregtare globale. Ndërkaq, kjo qasje është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë, rregullat tatimore dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka deklaruar Kalın.

“Për këtë arsye, Turqia, India, Kina, Zvicra, Norvegjia, Kanadaja, Rusia, Meksika dhe BE-ja janë ankuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Tregtisë kundër SHBA-së, e cila ka vendosur tarifa shtesë ndaj produkteve të çelikut dhe aluminit. Rrjedhimisht, ekziston një problem global. Problemi me Turqinë është vetëm një pjesë e problemeve të administratës Trump me botën”, shtoi zëdhënësi presidencial i Turqisë.

Ai tha se Turqia nuk ka qëllim të nisë luftë ekonomike me askënd, megjithatë, “nuk duhet pritur që ajo të ngelet e pazëshme ndaj sulmeve kundër ekonomisë dhe gjyqësorit të saj.

“Turqia do të veprojë së bashku me botën përballë qasjeve ndaluese dhe ndëshkuese dhe do të mbrojë në çdo platformë”, tha Kalın.

Ai tha se vendimi i Katarit për të investuar 15 miliardë dollarë në Turqi ka krijuar një efekt qetësues në treg dhe tha se vendi i tij e vlerëson këtë qëndrim të Katarit, ndërsa theksoi se deklaratat e ndryshme në mbështetje të Turqisë kohëve të fundit tregojnë se Turqia gjendet në rrugën e drejtë.

Zëdhënësi presidencial përmendi edhe rëndësinë e deklaratave mbështetëse të vendeve si Gjermania, Franca, Italia, Rusia, Kina dhe Irani, duke shtuar se hapat e ndërmarra për të mënjanuar sulmet kundër lirës turke kanë dhënë rezultate pozitive.

Ai tha se qasjet e tilla politike, juridike dhe ekonomike të SHBA-së nuk përputhen me frymën e aleancës.

“Këto janë në kundërshtim me parimet themeluese të NATO-s. Si rrjedhojë, shumë shtete të NATO-s janë shprehur haptazi se ndihen të shqetësuara nga ky qëndrim i administratës amerikane”, theksoi Kalın.

“Është e pamundur të pranohen deklaratat me të cilat nënkuptohet se ndaj Turqisë është hapur luftë ekonomike”, ka thënë zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalın.

Ndryshe, Turqia dhe SHBA janë duke u përballur me marrëdhënie të acaruara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë së Turqisë për moslirimin e pastorit Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Më 10 gusht, Trump shtoi sulmet e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat e amerikane në importin e aluminit dhe çelikut turk.

Në shenjë kundërpërgjigjeje, Turqia rrit tarifat për disa produkte me origjinë nga SHBA, duke përfshirë alkoolin, produktet e duhanit dhe automobilat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit