1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kalın: Paqja në Palestinë e pamundur pa i dhënë fund pushtimit izraelit

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se problemi kryesor në Palestinë është pushtimi, dhe përderisa nuk i jepet fund këtij pushtimi, nuk do të ketë paqe, siguri apo zhvillim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një artikull të cilin e publikoi e përditshmja “Daily Sabah”, Kalın, shkruan se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Kuds, vazhdon të prodhojë dëm dhe vuajtje.

Ai kujton se gjatë sulmeve të fundit të kryera nga ushtria izraelite, 62 palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën.

Kalın thekson se zhvillimet e fundit atje, flasin se administrata e presidentit Trump i ka dhënë fund procesit të paqes në Lindjen e Mesme, sepse siç thotë, vendimi i tillë ka mbytur edhe shpresat më të vogla për një zgjidhje me dy shtete.

Kalın shkruan se palestinezët, tashmë nuk dëshirojnë të bisedojnë me administratën amerikane, që sipas Kalinit, kanë shumë të drejtë.

“Trump nuk u la asnjë shpresë palestinezëve, nuk u ofroi mbështetje, apo diçka tjetër me të cilën do ti mbante në negociata. Administrata amerikane në muajt e fundit thoshte se po punon në një plan të ri të paqes, pa folur për ndonjë detaj. Përfundimisht mund të shihet qartë se ky plan kishte potencial për të ndezur zjarr në rajon”, tha zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Kalın thekson më tej se në bazë të realitetit politik në terren, mund të thuhet se Izraeli vazhdon me politikën e “pushtimit copë pas cope”, duke i mbetur besnik strategjisë për fshirje nga harta të popullit palestinez.

Në fund të shkrimit të tij, Kalın thotë se nga shkaku i politikës së papërgjegjshme dhe populiste të Trumpit dhe Netanjahut, paqja është larg më shumë se kurrë.

“Vendet muslimane, Evropa, Afrika, Azia dhe vendet e Amerikës Latine duhet të bashkohen për të ndaluar shkeljet që Izraeli ja bën të drejtës ndërkombëtare dhe t’u japin fund vrasjeve të palestinezëve. Problemi kryesor në Palestinë është pushtimi, prandaj përderisa nuk ndalet, paqja, siguria dhe zhvillimi nuk do të jenë të mundshme”, tha Kalın.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit