20.1 C
Pristina
Tuesday, July 2, 2024

Kalın: Mirëpresim marrëveshjen ndërmjet lëvizjes Fatah dhe Hamas

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes mes lëvizjes palestineze Fatah dhe Hamas

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes mes lëvizjes palestineze Fatah dhe Hamas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Kalın në një deklaratë me shkrim tha se “Mirëpresim Marrëveshjen e Pajtimit Kombëtar të nënshkruar mes Hamasit dhe Fatahut e cila i jep fund ndarjes që vazhdonte për një kohë mes vëllezërve tanë palestinezë”.

Ai gjithashtu tha se “Procesi i dialogut në Palestinë e obligon bashkësinë ndërkombëtare me disa përgjegjësi”.

“Me këtë rast ne e përsërisin thirrjen tonë për organizatat ndërkombëtare duke filluar nga Kombet e Bashkuara, për t’i dhënë fund krizës njerëzore, për ringjalljen e procesit të paqes dhe për ndërmarrjen e hapave të nevojshme për zgjidhjen me dy shtete në Palestinë”, tha Kalın.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit