“Nuk e kujtoj ndonjë periudhë tjetër kur administrata e ShBA-së ka neglizhuar kaq shumë interesat kombëtare të Turqisë”, bëri të ditur zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.
Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se çështja e Jerusalemit mblodhi në një vend madje edhe mendimet e ndryshme.
Në intervistën e tij të dhënë për një gazetë, zëdhënësi Kalin preku edhe në unifikimin që sjell me vete Jerusalemi.
Kalin vuri në dukje se në krizën e Jerusalemit edhe partitë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë edhe disa vende kundërshtare vepruan së bashku, ndërsa shtoi se “Jerusalemi na bashkoi të gjithëve”.
Duke vënë në dukje se zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë treguar se Jerusalemi nuk mund të pranohet si kryeqytet i Izraelit në mënyrë të njëanshme dhe se kjo nuk do të kontribuoj në paqen e Lindjes së Mesme, Ibrahim Kalin tha: “Ata nuk na dëgjuan dhe u ballafaquan me disfatë”.
“Në shekullin e 21-të nuk bëhet politikë me kërcënim, presion dhe shantazh”, u shpreh zëdhënësi i Presidencës, ndërsa vijoi duke thënë se nuk e kujton ndonjë periudhë tjetër kur administrata e ShBA-së ka neglizhuar kaq shumë interesat kombëtare të Turqisë.