0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kalin: Ezani Muhamedan nuk shqetëson askënd në botë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën në mbledhjen informuese që pati të premten me gazetarët tha se Thirrja Muhamedane nuk shqetëson askënd në botë, kështu që izraelitët nuk kanë pse të shqetësohen nga thirrja e ezanit të mëngjesit.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se operacioni “Mburoja e Eufratit” duke filluar nga data 29 mars e ka përfunduar me sukses misionin e tij, ndërsa shtoi se Turqia do ti vazhdojë ti marrë masat e sigurisë në rajon.

Lidhur me deklaratën e Barzanit për mbajtjen e referendumit të pavarësimit Kallën tha: “Ne mendojmë se ky do të jetë një hap i gabuar. Sidomos tani, në procesin e brishtë që është duke kaluar Iraku. Ne nuk e vlerësojmë si një veprim të drejtë zgjedhjen e kësaj çështjeje në rend të ditës në një periudhë kur risqet e sigurisë janë në nivelin më të lartë, në kontekstin e luftës që bëhet kundër DAESH-it dhe të përpjekjes tonë me PKK-në”.

Zëdhënësi Kallën vlerësoi edhe ndalimin e thirrjes së Ezanit nga Izraeli.

“Kjo është njëherësh një situatë e papranueshme për palestinezët, myslimanët dhe arabët e tjerë që jetojnë në territorin e Izraelit. Urojmë që Izraeli të heqë dorë sa më parë nga ky gabim, i cili nuk ka të bëjë me qetësinë apo paqen e natës. Ezani Muhamedan nuk shqetëson askënd në botë, kështu që edhe ata që e sjellin këtë ligj nuk duhet të shqetësohen nga ajo, sepse Thirrja Muhamedane i fton njerëzit në paqe, përshëndetje, qetësi. Urojmë që të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur nga ky gabim”, u shpreh Kallën.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën tha se procesi i votimit (për referendumin e 16 prillit) në përfaqësinë turke jashtë shtetit vazhdon, ndërsa shtoi se ka më shumë se 2 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë vendit dhe kanë të drejtën e votës. Kallën shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve jashtë në çdo votim që është bërë nga viti 2014 e këtej vazhdoj të shënojë rritje.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit