1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kalın: Ezani është thirrje për paqe

Më të lexuarat

Kalın në konferencën e rregullt për gazetarët ka komentuar edhe rreth projektligjit për ndalimin e përdorimit të autoparlantit gjatë ezanit në xhamitë në Izrael

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın tha në Ankara se ezani është një thirrje për paqe, dhe se si i tillë askund dhe askë në botë nuk e pengon, pas projektligjit izraelit për ndalimin e thirrjes së ezanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın në konferencën e rregullt për gazetarët ka komentuar edhe rreth projktligjit për ndalimin e përdorimit të autoparlantit gjatë ezanit në xhamitë në Izrael.

“Kjo sigurisht që është e papranueshme për të gjithë palestinezët, muslimanët dhe arabët e tjerë që jetojnë në Izrael. Shpresojmë se Izraeli në kohë sa më të shpejtë të korrigjon gabimin e tij. Ezani nuk i pengon askujt dhe askë në botë. Pra, nuk duhet t’i pengojë as ata të cilët e kanë miratuar këtë projektligj. Ezani është thirrje për paqe”, tha Kalın.

Komisioni legjislativ i Knessetit izraelit miratoi një projektligj që ndalon thirrjen e ezanit në altoparlant nga ora 23 deri në ora 7, i cili është përgatitur më parë nga autoritetet izraelite me pretekstin se qytetarët ankohen për zhurmën. Zbatimi i këtij projekti xhamitë do t’i kërcënonte me një gjobë prej 1.200 dollarë, në rast të mos respektimit të ndalesës.

Kalın gjithashtu komentoi edhe përfundimin e ofensivës “Mburoja e Eufratit” nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë të kryer në veri të Sirisë.

“Ofensiva ka përfunduar, por kjo nuk duhet të kuptohet se Turqia nuk do të reagojë ndaj rreziqeve të sigurisë. Përkundrazi, masat tona të sigurisë në këtë zonë ende vazhdojnë”, tha Kalın.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit