-2.5 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Kalın: Është fatkeqësi të injorosh krimet e regjimit të Asadit

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë İbrahim Kalın tha se “Është një skandal moral dhe një fatkeqësi politike të injorosh krimet e kryera nga regjimi i Asadit”

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë İbrahim Kalın tha se “nuk ka asnjë dyshim se DEASH-i është një organizatë terroriste që duhet të luftohet dhe të eliminohet. Por, është një skandal moral dhe një fatkeqësi politike të injorosh krimet e kryera nga regjimi i Asadit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, në një artikull me temë “Kimike apo jo, Siria po vdes” për gazetën Daily Sabah ka theksuar se regjimi i Asadit përpara syve të gjithë botës nuk po kryen masakra vetëm me armë kimike për në të njëjtën kohë po kryen masakra edhe me armë konvencionale.

Në artikullin e tij duke rikujtuar paralajmërimin e mëparshëm të presidentit amerikan Barack Obama të bërë në një fjalim në vitin 2012 se “E gjithë bota po ju ndjek”, zëdhënësi Kalın tha: “Edhe regjimi i Asadit pasi ka vërejtur se e gjithë bota vetëm po ndjek masakrat, ka vazhduar barbarizmin e tij”.

Duke treguar për një raport të fundit të publikuar në muajin shkurt nga Amnesty International, Kalın tha se deri në fund të vitit 2016 në Siri jetën e kanë humbur të paktën 300 mijë persona por se numri i vërtetë i personave të vrarë nga regjimi është afërsisht 600 mijë.

“Ky hap nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur popullin e Sirisë”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se përgjigjja e SHBA-ve për sulmin kimin është një hap i hedhur në drejtim të drejtë Kalın, thotë se “Duke marrë parasysh madhësinë e krizës njerëzore dhe krimeve të kryera me armë konvencionale, ky hap nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur popullin e Sirisë”.

“Kriza e përjetuar në Siri nuk ka një zgjidhje të lehtë. Mbështetësit e regjimit nuk do të tërheqin mbështetjen e tyre për shkak se SHBA-të bombarduan një bazë ajrore, gjithashtu edhe Asadi nuk do të marrë në konsideratë thirrjet për të lënë pushtetin. Sipas përllogaritjes së tij mbështetja që Rusia, Hezbollahu dhe Irani i kanë dhënë nënkupton se ai ka fituar luftën ku koalicioni ndërkombëtar është i dobët dhe i pavendosur. Gjithashtu ai duke përdorur DEASH-in ka mundësinë që të tregojë regjimin si të mirën e një të keqeje”, thotë Kalın.

Ai në vazhdim shton se “Sikur thirrja e Turqisë për formimin e zonës së sigurtë brenda Sirisë të mos ishte anashkaluar nga të dy anët e Oqeanit Paqësor, në tre vitet e fundit do të mund të shpëtonim jetën e mijëra njerëzve dhe mund të parandalonim sulmet kimike. Nuk ka asnjë dyshim se DEASH-i është një organizatë terroriste që duhet të luftohet dhe të eliminohet. Por, është një skandal moral dhe një fatkeqësi politike të injorosh krimet e kryera nga regjimi i Asadit”, potencon Kalın në artikullin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit