0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kalin: Devijimi dhe e keqja s’mund të sjellin paqe dhe harmoni në botë

Më të lexuarat

Zëdhënësi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, paralajmëron se asnjë rend apo sistem, i cili bazohet te devijimi dhe e keqja, nuk mund të sjellë paqe dhe harmoni në botë…

Zëdhënësi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, paralajmëron se asnjë rend apo sistem, i cili bazohet te devijimi dhe e keqja, nuk mund të sjellë paqe dhe harmoni në botë.

Në artikullin e tij me titull “A është e mundur një rend botëror harmonik?”, publikuar në orët e para të së martës në faqen e internetit të gazetës “Daily Sabah”, Ibrahim Kalin nënvizon se themeli i fesë islame formohet pikërisht nga paqja dhe harmonia.

Pasi rikujton se në pesë javët e fundit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka realizuar kontakte në Indi, Rusi, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Belgjikë; zëdhënësi i Presidencës së Turqisë thekson se në këto takime është trajtuar sidomos mënyra sesi mund të vendoset paqja dhe rendi në sistemin ndërkombëtar, momentalisht i kapluar nga kaosi.

Duke tërhequr vëmendjen mbi terrorizmin ndërkombëtar, ngrohjen globale, lëvizjet populiste dhe raciste, si dhe mbi luftën civile në Siri, ambasadori Kalin shpjegon se po jetohet çdo ditë më tepër një shqetësim i madh për kursin e ecurisë së botës.

Kalin nënvizon se paqja, qetësia dhe harmonia në botë fillon brenda vetë individit dhe se pyetjet, që kërkojnë me doemos përgjigje, janë “kush jemi ne” dhe “çfarë duam”.

“Harmonia në botë nuk mund të sigurohet duke u bazuar te devijimi dhe e keqja; vetëm drejtësia dhe vërtetësia mund të sjellin paqen”, shpreh ai.

Ibrahim Kalin potencon gjithashtu se paqja dhe harmonia janë koncepte themelore në islam.

“Në traditën islame, paqja (as-salam) dhe harmonia (al-mizan) formojnë shtyllën kurrizore të botës së krijimit. Ato shërbejnë si bazë e rendit kozmik, i cili mban universin së bashku. Por ato shërbejnë gjithashtu si udhëzime për jetën tonë të brendshme. Në të kundërt, mungesa e harmonisë thyen unitetin dhe plotësinë e qenies duke çuar në grindje dhe fërkime të brendshme. Në nivel socio-politik, ajo shkakton fërkime, luftë dhe padrejtësi. Në nivel individual, ajo çon në siklet, dhimbje dhe vuajtje”, shkruan zv/sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit