9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kalimi i refugjatëve drejt ishujve të Greqisë shënon rritje

Më të lexuarat

Në numrin e emigrantëve në mesin e të cilëve ndodhen edhe një numër i madh refugjatësh sirianë të cilët kalojnë nga Turqia drejt ishujve grekë, në dy muajt e fundit është shënuar një rritje, që arrin deri në 90 përqind në krahasim me dy muajt e mëparshëm, raporton AA.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga informacionet e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe institucionet zyrtare të Greqisë, mësohet se kalimet e parregullta të cilat pothuajse kishin ardhur në pikën e ndalimit pas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Europian për muajin gusht dhe shtator ku rriten pikëpyetjet në lidhje me të ardhmen e marrëveshjes kanë shënuar rritje me 88 përqind.

Pas zbatimit të marrëveshjes në muajin mars në kalimet e parregullta drejt ishujve grekë nga Turqia të emigrantëve të ardhur nga vendet si Siria, Iraku, Pakistani, Afganistani dhe Algjeria pati një rënie me afërsisht 97 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit