UNESCO ka shtuar kaligrafinë arabe, një traditë kyçe e botës arabe dhe islame, në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale.
Një total prej 16 vendesh me shumicë myslimane e paraqitën nominimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e cila e postoi listën në Twitter, raportoi AFP.
Harmonia, hiri, bukuria
“Kaligrafia arabe është shprehja artistike e një dorëshkrimi të shkrimit arab për të përcjellë harmoninë, hirin dhe bukurinë. Rrjedhshmëria e alfabetit arab ofron mundësi të pafundme, madje edhe brenda një fjale të vetme, pasi shkronjat mund të shtrihen dhe transformohen në një sërë mënyrash për të krijuar motive të ndryshme,” tha UNESCO në faqen e saj të internetit.
Ministri saudit i kulturës përshëndeti vendimin dhe tha se ai do të “kontribuojë në zhvillimin e kësaj trashëgimie kulturore”, sipas një deklarate të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve saudite. /tesheshi.com/