-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kafshët u ngjitën në hapësirë përpara njerëzve

Më të lexuarat

Para 50 vjetësh, dy astronautë amerikanë u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë. Por, përpara se njerëzit të shkëputeshin nga Toka, ishin astronautët kafshë që lanë gjurmën e tyre në hapësirë.

Dy minj të bardhë, Mildred dhe Albert, janë kafshët e para që dolën në orbitë rreth Tokës.

Minjtë dhe shoqëruesit e tyre, majmunët Patricia dhe Mike, u nisën drejt hapësirës me një raketë me shpejtësi prej 3 mijë kilometrash në orë.

Ata përjetuan ndjenjën e çuditshme të humbjes së peshës, duke qëndruar me kokë poshtë në një lartësi prej 60 kilometrash.

Po në atë kohë, Bashkimi Sovietik po dërgonte në hapësirë mikun më të mirë të njeriut, një qen të stërvitur për këtë mision.

Qeni më i famshëm astronaut, Laika, u rrotullua rreth tokës në vitin 1957.

Ashtu si të gjithë qentë astronautë të Bashkimit Sovietik, edhe Laika ishte endacak. Shkenctarët mendonin se ky lloj qeni mund të përballonte më lehtë kushtet brenda kapsulës.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/489180111910155/

Shtetet e Bashkuara vazhduan të përdorin majmunët si astronautë. Në vititn 1959, Able dhe Baker u ngjitën në një lartësi prej 500 kilometrash dhe ia arritën të kthehen.

Kthimi i sigurt i kafshëve, u dha shkenctarëve besim se njerëzit mund t’i mbijetonin një udhëtimi në hapësirë.

“Është inkurajuese për ne të mendosh që një kafshë mund të ekspozohet në kushtet e hapësirës pa pësuar ndryshime fiziologjike. Prandaj, me të drejtë shpresuam që ashtu do të ndodhte edhe me njerëzit”, thotë koloneli amerikan, Robert Holmes, i cili ishte shefi i degës së biofizikës dhe astronautikës.

Më 1961 njerëzit ndoqën gjurmët e kafshëve eksploruese.

“Toka duket e butë dhe e kaltër që lundron në qiell të zi”, ishin fjalët e njeriut të parë në hapësirë. Udhëtimi i majorit Juri Gagarin, oficer i forcave ajrore sovietike, zgjati 108 minuta.

Edhe pse njeriu arriti synimin e udhëtimit në hapësirë, kafshët vazhdojnë të kenë rolin e tyre.

Astronautët në hapësirë, nëpërmjet kafshëve studiojnë përshtatjen me mikrogravitetin.

Këta minj kanë kaluar 37 ditë në hapësirë. Gjatë përshtatjes me ambientin, ata kanë zhvilluar mënyra të reja vrapimi.

Studimi i kafshëve ndihmon që të kuptohen ndryshimet tek njerëzit qoftë në orbitën e Tokës, Hënës, Marsit ose edhe më larg. /VoA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit