-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kadri Veseli ka 14 këshilltarë dhe i kanë rrogat mbi 1,000 euro

Më të lexuarat

Komisioni për buxhet dhe financa, ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2018-të. Ajo që u vu në pah gjatë shqyrtimi të këtij raporti, ishin shpenzimet e mëdha të mëditjeve në udhëtime zyrtare si dhe ato për dreka e darka.

Pos kësaj u potencua edhe numri i lartë i këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Sipas Sekretarit të Kuvendit kryeparlamentari posedon 14 këshilltarë paga mujore e të cilëve është mbi një mijë euro, përcjell Insajderi.

Sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili paraqiti para anëtarëve të komisionit raportin e shpenzimeve për tremujorin e parë 2018, tha se për këta muaj, janë shpenzuar në total të buxhetit 54.79 për qind.

Por kryetari i komisionit Lumir Abdixhiku kërkoi sqarim nga Kuvendi se pse janë shpenzuar 25 mijë euro subvencione për entitete publike, e cila sipas tij është shumë e lartë dhe 23 mijë euro mëditje për udhëtime zyrtare nga administrata e Kuvendit. Ndërsa kërkoi që të reduktohen ekipet e udhëtimeve, të cilat sipas tij po i ngjasojnë një ekskursioni.

Sekretari i Kuvendit Krasniqi tha se për dallim nga deputetët, të cilët mbështeten dhe nga donatorët, stafi përcjellës i administratës, paguhet nga Kuvendi. E sa i përket subvencioneve, ai sqaroi për shumat që janë dhënë për paga të deputetit të ndjerë Agim Kika dhe disa subvencione tjera të disa zyrtarëve me nevoja të veçanta, si dhe disa OJQ-ve me të cilat kuvendi ka memorandume bashkëpunimi dhe se të gjitha subvencionet sipas tij, janë ndarë me vendim të kryesisë.

E, Abdixhiku kërkoi nga sekretari Krasniqi, ta di për numrin e këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Krasniqi tha se Veseli ka 14 këshilltarë, të cilët paguhen nga 1,040 dhe 1,070 euro në muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit