11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Turqia rrit me 520% eksportin e vajit të ullirit në Japoni

Më të lexuarat

Eksportuesit turq të vajit të ullirit kanë eksportuar në Japoni rreth 8,5 milionë dollarë në 6 muajt e parë të sezonit të eksportit, i cili ka filluar më 1 nëntor 2017.

 

Sipas të dhënave të Bashkimeve të Eksportuesve të Egjeut (EIB) eksportet e vajit të ullirit që ka bërë Turqia në periudhën gjashtëmujore, që nga 1 nëntori 2017, kur edhe ka filluar sezoni i eksportit të vajit të ullirit e deri më 1 maj 2018, llogariten në 199 milionë 285 mijë dollarë.

Vaji turk i ullirit zbukuron sofrat në 113 vende të botës. Eksporti më i madh është realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 75 milionë 473 mijë dollarë.

ShBA-ja ndiqet nga Spanja me 48 milionë 839 mijë dollarë dhe Arabia Saudite me 13 milionë 767 mijë dollarë.

Eksportuesit turq të vajit të ullirit, të cilët për shumë vite kanë synuar të hyjnë në tregun e Lindjes së Largët, kanë filluar të mbledhin tani frytet e përpjekjeve të tyre.

Eksportet e vajit të ullirit kanë regjistruar rritje në vende të tilla si: Kinë, Hongkong dhe Indonezi, por vendi me rritjen më të lartë ishte Japonia.

Në 6 muajt e parë të sezonit të kaluar, Turqia eksportoi në Japoni vaj ulliri me vlerë 1 milion 363 mijë dollarë. Kurse këtë sezon kjo shifër është rritur me rreth 520 për qind duke arritur në 8 milionë 448 mijë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit