0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kadri Sherifi: Komunikimi ndërshqiptar

Më të lexuarat

Nga Kadri Sherifi, mësues

Duke e marrë parasysh historinë e zhvillimit mbarëkombëtar shqiptar, me të gjitha padrejtësitë që janë bërë (ndarjet në disa shtete) dhe akoma vazhdojnë ti bëhen, edhe ghuha e komunikimit, detyrimisht është ndikuar nga ky lëmsh i historive tona të hidhura.
Nuk e di a është fajtore faza e stërzgjatur e tranzicionit nga një shoqëri e mbyllur totalitare në një shoqëri të hapur demokratike, a është në pyetje subjektivizmi bajraktarist i mbjellur nga të tjerët dhe i kultivuar pastaj edhe nga vet ne shqiptarët, apo është ndonjë faktor i tretë në pyetje, nuk jam kompetent të jap ndonjë shpjegim racional, por që është brengosës komunikimi ndërshqiptar, kjo është e vërtetë…
Shembull më të keq e kemi gjuhën arrogante të shtetit amë, ku për çudi, secila parti që mbetet në opozitë përdor zhargonin e njejtë të fjalëve që e ka përdorur oponentja e sajë derisa ishte në opozitë. Dhe ky rreth vicioz vazhdon që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta kur u shembën blloqet komuniste në të gjithë evropën e ashtuquajtur lindore.
Reflektimi i marrdhënieve pozitë-opozitë nga shteti amë në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë është tepër i dukshëm dhe tepër i ndikueshëm, fatkeqësisht për të keq.
Dy partitë shqiptare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ndjekin pa asnjë “gabim” zhvillimet politike në Shqipëri, dhe “kultivojnë” të njejtën gjuhë komunikimi edhe në vendin e tyre. Pra, gjuha e dhunës, gjuha e përjashtimeve dhe e linçeve fizike ka marrë përmasa shqetësuese edhe në këtë shtet me paterica.
Në Kosovë, meqenëse kemi një administratë të huaj ndërkombëtare “teatri politik” duket pak sa më ndryshe.
Vet koalicioni qesharak PDK-LDK, flet qartë se aty zhvillohet një politikë e diktuar fuqimisht nga qarqet ndërkombëtare, prandaj edhe ndryshon mënyra e komunikimit pozitë-opozitë.
Lus Zotin që një ditë të mësohemi të mirremi vesh ndërmjet nesh që të na kuptojnë të tjerët më mirë pastaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit