-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kabineti izraelit i sigurisë miraton bombardimin masiv ajror në Gaza

Më të lexuarat

Mediat lokale izraelite raportojnë se kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar bombardimin masiv ajror në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një zonë deri në 80 kilometra rreth Rripit të Gazës. Kjo u jep forcave izraelite autoritetin për të vendosur kufizime në tubime dhe të evakuojnë banorët nga zona e përmendur.

Sipas transmetuesit publik KAN, ushtria izraelite sot në mbrëmje kërcënoi grupin palestinez Hamas se përgjigja ndaj raketës së hedhur nga Rripi i Gazës do të jetë “e mprehtë dhe nuk do të zgjasë disa minuta, por me ditë”.

Ushtria izraelite ka vendosur të pezullojë shkollat në vendbanimet përreth Gazës.

Sot në mbrëmje, avionët luftarakë izraelitë filluan sulmet sporadike në Rripin e Gazës.

Grupet e rezistencës palestineze lëshuan të paktën 40 raketa, përfshirë shtatë drejt Kudsit, ndërsa pjesa tjetër e raketave shënjestruan vendbanimet Ashkelon dhe Sderot, si dhe ato përreth Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se të paktën 20 palestinezë, përfshirë nëntë fëmijë, u martirizuan sot në Rripin e Gazës.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 persona u plagosën sot kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Që nga java e kaluar tensionet në lagjen Sheikh Jarrah janë rritur pasi kolonët izraelit hynë në lagje pas vendimit të një gjykate izraelite e cila urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit