1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ka vdekur dijetari i madh i botës islame, Salih el-Luhejdan, çfarë i kishte porositur ai shqiptarët

Më të lexuarat

Dijetari i madh dhe i shquar, Salih El-Luhejdan, ka ndërruar jetë, Allahu e mëshiroftë në Xhenetin Firdeus, e lartesoftë dhe familjarëve, ummetit dhe në veçanti kujtdo që pati mundesinë të mesojë dhe përfitojë prej tij dhimbjen na e lehtësoftë, durimin na shtoftë dhe në Xhenet me pejgamberët alejhim es selatu ues selam, me sahabet radijallahu anhum, me dijetaret dhe shejkh El-Luhejdanin na bashkoftë! 

Ka qenë njohës i mirë i Shqiperisë. Njihte mirë historinë prej kohës së Ilirëve, njihte shumë mirë ndryshimet dhe zhvillimet politike të Shqiperise prej Pavarsisë dhe rënies së diktaturës.
Ndër porositë e tij të vyera që me ka dhënë për Shqiperinë dhe shqiptarët ka qenë:
“Forconi besimin si popull, forcohuni në fushën e diturisë dhe në fushën e ekonomisë, në të kundërt fqinjët që kurrë nuk ua kanë dashur të mirën do ju shkelin me këmbë nëse nuk forcoheni në Besim, Dije dhe Ekonomi”

Allahu e meshiroftë dijetarin e madh e të çmuar Salih El-Luhejdan dhe ne shqiptarëve na forcoftë Besimin, Dijet, Ekonomine dhe lidhjen me njeri tjetrin”

Hoxhë Bilal Shkrepi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit