-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Ka mekanizma që do të parandalojnë arratisjen e kreut të FETÖ-s, Gülen

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, duke vënë në dukje se ka mekanizma për të parandaluar arratisjen nga SHBA-ja të Fetullah Gülen, kreut të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ), tha se “Jemi duke punuar dhe po analizojmë mbi dokumentet që kanë mbërritur nga autoritetet turke. Ende nuk kemi dhënë vendimin tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Toner në një konferencë për shtyp iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e kreut të FETÖ-s. Ai ka njoftuar se në lidhje me çështjen e ekstradimit ende nuk është dhënë një vendim.

Gjithashtu ndaj zëdhënësit Toner janë drejtuar pyetjet: “A pengoni largimin e një personi nga vendi teksa vlerësoni ekstradimin e tij?”, “A është e vërtetë se në përgjithësi një person që akuzohet për sulm terrorist e arrestoni dhe pengoni largimin e tij?”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit