Djali i Shejh Ahmed Didat, Jusuf Didat një aktivist komunitar u shtrua në spital të enjten në mëngjes pasi u qëllua në kokë para gjykatës Verulam Family, raportojnë shumë media në Afrikën Jugore.
Siç njofton koloneli i Policisë Thembeka Mbele, 65 vjeçari ishte goditur jashtë gjykatës me qëllim për ta vrarë.
“Didat ishte së bashku me gruan e tij duke ecur në drejtim të Gjykatës Verulam Family në ora 8.30 të mëngjesit, kur u hap zjarr nga një i paidentifikuar, duke e qëlluar atë në kokë. Atë e transferuan shpejt në spital për ta mjekuar. I dyshuari vrapoi shpejtë, duke u larguar nga vendi në drejtim të panjohur “
Ai më tej deklaroi se ende nuk është zbuluar arsyeja e të shtënave dhe i dyshuari është ende larg për tu zbuluar. Gjendja shëndetësore e Didat është kritike për momentin.
Të gjithë ekspertët mjeko-ligjor kanë dal në vendin e ngjarjes për të hetuar se si ndodhi krimi. Roja e gjykatës kishte vrapuar për ta kapur vrasësin por ai kishte ikur më shpejtë.
Didat do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Verulam Magistrare për një çështje.
I lutemi Zotit, që ti mundësojë një rikthim sa më shpejtë Shejh Didatit!/KohaIslame.com/