1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Justin Bieber publikon një lajm tronditës për shëndetin e tij: Fama nuk e ka ndihmuar aspak

Më të lexuarat

Zoti i “merr fytyrën” këngëtarit me famë: “Lutuni për mua!”Ç’i ka ndodhur atij që adhurohet nga njerëzit, Justin Bieber-it?


Justin Bieber publikon një lajm tronditës për shëndetin e tij: Fama nuk e ka ndihmuar aspak Justin Bieber që t’i shpëtojë asaj që po e shëmton e që e ka detyruar të kërkojë ndihmë, për “t’u lutur” për të. Ai është diagnostikuas me një infeksion viral që ja ka paralizuar gjysmën e fytyrës.

Këngëtari i njohur, i cili ka postuar lajmin në Instagram, u ka thënë fansave se do të duhet të anulojë një sërë shfaqjesh dhe koncertesh derisa të kthehen lëvizjet në anën e djathtë të fytyrës.

“Siç mund ta shihni me siguri nga fytyra ime, unë kam një sindromë të quajtur sindroma Ramsay Hunt. Njëri sy nuk pulson fare. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Kjo vrimë e hundës nuk do të lëvizë, kështu që kjo anë e fytyrës sime është paralizë e plotë”, tha ai.

Bieber u përpoq të buzëqeshte, të mbyllte sytë dhe të lëvizte fytyrën gjatë filmimit të videos, por dukej qartë se njëra anë e fytyrës i mbeti e paralizuar teksa fliste.

“Pra, për ata që janë të shqetësuar me anulimin tim të shfaqjeve të radhës, padyshim që nuk mund t’i bëj ato fizikisht. Kjo është shumë serioze siç mund ta shihni,” shtoi ai.

Këngëtari amerikan tha se po bënte ushtrime të fytyrës për të rifituar lëvizjen, por do të duhet kohë për t’u rikuperuar.

“Do të doja që të mos ishte kështu, por padyshim që trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj shpejtësinë. Shpresoj ta kuptoni, dhe unë e përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në 100% në mënyrë që të mund të bëj atë dhe që isha i lindur për të bërë”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit