0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Jul Deda ka një porosi për ty

Më të lexuarat

Është i njohur për humorin e tij në trevat shqiptare. Aktori Julian Deda, shpeshherë di të jetë serioz. Ai për shumë gjëra serioze ka reaguar. Reagimi i tij fundit ka të bëjë me atë që ndodhi në Paris dhe gjykimet që filluan në rrjetet sociale. Ai ka shkruar kështu: “Ejjj…prisni pak. Mos i leshoni fjalet si lopa bajgat. Vrasesit nuk kane asnje lidhje me fene. Une jam katolik, i rritur ne nje familje te tille, por gjate gjithe jetes time te deritanishme, kam njohur shume njerez te fese myslimane, madje nuk e teproj kur them qe miqte dhe shoket e mi jane ne shumice myslimane. Deri tani nuk kam pare ne ADN-ne e tyre agresivitet apo ku di une se çfare. Perkundrazi ekperienca ime ne kete drejtim, me ben te mendoj dhe te arrij ne konkluzionin se ata qe vrasin ne kete menyre, jo vetem qe s’kane asnje lidhje me fene myslimane, por ata s’kane te bejne fare me te qenit njeri normal. Prandaj ju lutem largojini keto mendime dhe keto krahasime. Myslimane, Katolike, Ortodokse, Bektashi, Protestante…nuk bejne asgje tjeter veçse promovojne besim, paqe dhe bashkejetese.”
Ai ka një porosi të veçantë për neve, përcjellësit e trendeve botërore. Mos të ngutemi për gjykim./Kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit