Nganjëherë e tërë dita na shkon me ndjesinë e të qenit i lodhur, gjë e cila na pengon edhe produktivitetin në punë.
Studimet kanë treguar se disa lloje ushqimesh, që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund të ndihmojnë në largimin e lodhjes dhe aktivitetin gjatë ditës, ja cilat janë ato:
Drithëra
Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, e cila njihet edhe si vitamina të energjisë. Këto vitamina janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që konsumoni në energji efektive.
Fasule dhe thjerrëza
Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati. Prandaj, për të rritur përqendrimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të përvetësoni deri në 10 herë më shumë hekur.
Spinaq
Spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin. Portokall Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.
Ujë
Edhe të qenit pak e dehidratuar mund të bëjë të ndiheni të lodhur dhe të mërzitur. Edhe nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit, siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume.