1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ju janë lodhur nervat, provoni aromaterapinë

Më të lexuarat

Aromaterapia është pjesë e mjekësisë alternative, e cila përdor vajra esencialë dhe përbërës të bimëve aromatike, të gjitha këto të vlefshme për përmirësimin e shëndetit dhe humorit. Studimet kanë treguar se aromaterapia ju bën të ndiheni më mirë. Ajo ka mijëra vite që përdoret si terapi alternative me vajra masazhues të cilët përthithen nga lëkura.

Teoria që qëndron prapa aromaterapisë ka të bëjë me faktin se vajrat esenciale stimulojnë atë pjesë të trurit që lidhet me nuhatjen-; sinjali dërgohet në sistemin limbik të trurit që kontrollon emocionet. Në këtë moment çlirohen përbërje kimike që ju relaksojnë dhe qetësojnë. Nëse aromaterapia kombinohet me masazhin, efekti i relaksimit do të jetë edhe më i lartë.

Vajrat esenciale kanë efekte të drejtpërdrejta në trup. Aromaterapistët pranojnë se ekziston një sinergji ndërmjet trupit dhe vajrave aromatikë.

Vajrat e përftuara nga bimë të ndryshme, kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve, pasi janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese.

Aromaterapia është një ndër praktikat më të popullarizuara të mjekësisë tradicionale kineze dhe është e pranishme në shumë kultura. Dhjetë vitet e fundit, kur njeriu i është kthyer natyrës, ajo është riaktivizuar. Aromaterapia është formë e mbajtjes së mirë fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundësi që në mënyrë të natyrshme të shfrytëzojë ekstraktet e bimëve. Për shembull, nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet.

Këto vajra kanë efekt kurues dhe bëhen edhe kombinime: për relaks, freski, tonifikim, shërim të plagëve, bukuri lëkure, hidratim, smaliatura etj.

Aromaterapia përdoret pothuajse në të gjitha vendet që nga Franca, Britania, SHBA-ja dhe Kandaja.

Vajrat kryesisht përdoren për masazh, banjat dhe për kujdesin ndaj lëkurës.

Aromaterapia përdoret për trajtimin e

■Ankthit

■Stresit

■Pagjumësisë

■Dhimbjes muskulare

■Dhimbjeve të trupit dhe të kokës

■Problemeve me qarkullimin

■Problemeve me tretjen

■Problemeve menstruale dhe me menopauzën

■Depresionin

Nga një studim i kryer ke dhjetëra gra me depresion ka rezultuar se aromaterapia i ka bërë të ndihen më mirë.

Produktet më të famshme që prëdoren në aromaterapi janë:

Borziloku – Borziloku përdoret për të rritur përqendrimin dhe reduktuar simptomat e depresionit. Borziloku është dhe një bimë që përdoret për çlirimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Megjithatë, duhet të evitohet gjatë shtatzënisë.

Bergamot – mendohet se është e vlefshme për traktin urinar dhe atë diegjestiv. Kur kombinohet me vajin eucalyptus bën mirë për lëkurën, të gjitha problemet e lëkurës të shkaktuara nga stresi, etj.

Piper i zi – kjo erëz përdoret kryesisht për stimulimin e qarkullimit, dhimbjet muskulare etj.

Vaj karafili – ky është një nga analgjezikët natyror më të efektshëm, përdoret kryesisht për dhimbjet e dhëmbit. Vaji i karafilit përdoret gjithashtu për parandalimin të vjellave po ashtu edhe të gazrave.

Vaj trumze – ndihmën kundër nervozizmit dhe stresit.

Kur shkoni tek një aromaterapist, pyetja e parë që ai do t’ju pyesë do jetë në lidhje me shëndetin tuaj në vite, me mënyrën e jetesës dhe dietën.

Aromaterapia është një praktikë holistike, ku trajtohet i gjithë trupi fizikisht dhe mendërisht.

Më pas aromaterapisti do të gjykojë në lidhje me vajrat që do të përdorë në varësi të problemeve të pacientëve. Gjithashtu kur shkoni për aromaterapi dhe keni alergji nga arrat apo ndonjë ushqim tjetër mirë është ta sinjalizoni terapistin që të evitojë vajrat me këto përmbajtje.

Sesioni i parë i aromaterapisë zakonisht zgjat më shumë se të tjerat- rreth 2 orë.

Duhet që të keni kujdes nga aromaterapia nëse:

■Vuani nga ndonjë alergji

■Vuani nga astma

■Nëse keni probleme me lëkurën si ekzemë apo psoriazë

Evitojeni aromaterapinë në rast se :

■Vuani nga epilepsia

■Vuani nga tensioni i lartë i gjakut

■Ushqeni fëmijën me gji

■Nëse jeni shtatzënë

Aromaterapia ka disa efekte anësore, ku bëjnë pjesë alergjitë e ndryshme dhe të përzierat.

Ka disa vajra esencialë që kur aplikohen e bëjnë lëkurën tejet të ndjeshme ndaj rrezeve ultravjollcë, duke krijuar djegie ndaj diellit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit