4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Joseph i drejtohet Zelensky: Ju keni fuqinë për ta ndalur agjendën ruse në Ballkan, duke e njohur Kosovën

Më të lexuarat

Janë duke vazhduar reagimet pas deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ditë më parë bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, ka informacione që Rusia po bën plane për një luftë të re.

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, në një reagim në platformën “X”, ka shkruar se presidenti i Ukrainës, ka fuqinë për ta ndalur agjendën ruse në Ballkan, duke e njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Zoti President, ju keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke njohur Kosovën. Nuk do të humbisni municione nga Serbia”, thotë ai.

Joseph shkruan se njohja e pavarësisë do të ishte lëvizje vendimtare.

“Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit”, ka pohuar mes tjerash Joseph.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky para pak ditësh, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, pasi ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

Reagime ka pasur edhe në Kroaci, nga analistët amerikanë, si dhe nga disa deputetë evropianë./Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit