0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Johnson premton mbështetje nëse Suedia ose Finlanda sulmohen

Më të lexuarat

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson së shpejti do të flasë në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Suedi ku pritet të flasë për forcimin e sigurisë evropiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri ka thënë se do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën nëse sulmohen – mes debatit brenda të dy vendeve nëse do të anëtarësohen në aleancën e NATO-s.

Kryeministri ndodhet në një udhëtim 24-orësh ku do të takohet me liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar mbi agresionin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

“Ne jemi të palëkundur dhe të qartë në mbështetjen tonë për Suedinë dhe Finlandën dhe nënshkrimi i këtyre deklaratave të sigurisë është një simbol i sigurisë së përjetshme midis kombeve tona”, citohet të ketë thënë kryeministri britanik, në një deklaratë të lëshuar para se të fliste.

Ai tha se kryeministri do të “përcaktojë qëllimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur forcat e armatosura të dy kombeve nëse përballen me krizë ose sulmohen”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit