8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Johnson pëson humbje në zgjedhjet e pjesshme, shtohen zërat për largimin e kryeministrit britanik

Më të lexuarat

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson është mposhtur në dy zgjedhje të pjesshme, një goditje e re për partinë dhe kryeministrin që ka gjasa të largohet nga qeverisja.

Dështimet – një në jugun tradicionalisht konservator dhe një në veri të Anglisë – mund të nënkuptojnë se koalicioni elektoral i mbledhur rreth kryeministrit në vitin 2019 mund të fillojë të shpërbëhet pas muajsh skandali dhe mes kostove në rritje të jetesës.

Johnson e gjeti veten nën presion të madh për të dhënë dorëheqje si kryeministër pasi u ndëshkua për shkeljen e rregullave epidemiologjike për mbylljen totale për shkak të një hetimi të policisë në një tubim në Downing Street, raporton bbc.

Ai i mbijetoi një votëbesimi ndaj deputetëve konservatorë këtë muaj, por 41 për qind e kolegëve të tij në parlament votuan për ta shkarkuar dhe ai vetë është nën hetime nga komisioni për mashtrim të mundshëm të qëllimshëm të parlamentit.

Konservatorët humbën shumicën në Tiverton dhe Honiton, në pjesën thellësisht konservatore të Anglisë jugperëndimore dhe në zgjedhjet e tjera në Wakefield në veri të Anglisë.

Ai përjashtoi mundësinë që të jepte dorëheqje në rast se konservatorët humbin të dyja vendet, duke thënë se është e zakonshme që partitë në pushtet të humbasin zgjedhjet e pjesshme në mes të mandatit të tyre.

Zgjedhjet e pjesshme u nxitën nga dorëheqjet e deputetëve të lartë konservatorë, njëri prej të cilëve pranoi se kishte parë pornografi në parlament dhe tjetri u shpall fajtor për abuzim seksual me adoleshentët.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Konservatore, Oliver Dowden, dha dorëheqje sot, duke thënë se nuk mund të vazhdonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë pas rezultatit shkatërrues të dy zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat dikush duhet të marrë përgjegjësinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit