2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Johnson: Britania e vendosur për të mbështetur popullin e Palestinës

Më të lexuarat

LONDËR (AA) – Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme, Boris Johnson, është shprehur se, “Unë kam përsëritur edhe një herë vendosmërinë e angazhimit të Britanisë për të mbështetur popullin palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete, nevojën urgjente për ripërtëritjen e bisedimeve të paqes dhe qëndrimin e qartë dhe të vazhdueshëm për një periudhë të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me statusin e Kudsit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Britanisë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me takimin që Johnson ka zhvilluar në Londër me homologun e tij palestinez, Rijad el-Maliki, ku dhe ka vënë në dukje vlerësimet që Johnson ka kryer pas takimit.

“(Çështja e Kudsit) duhet të zgjidhet nëpërmjet një zgjidhjeje të negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe gjithashtu Kudsi përfundimisht duhet të jetë kryeqyteti i përbashkët i shteteve të Izraelit dhe Palestinës”, është shprehur Johnson, duke theksuar se takimi me homologun e tij ka kaluar konstruktiv.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit