Misioni qiellor për problemet tokësore
Uganda ka lëshuar satelitin e saj të parë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, raporton Anadolia.
Në projekt punuan inxhinierë dhe ekspertë nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë e Ugandës, si dhe inxhinierë nga Japonia.
Sateliti PearlAfricaSat-1 pritet të vendoset në orbitë në dhjetor.
Sateliti do të përdoret për mbledhjen e të dhënave të motit, monitorimin e nivelit të ujit, hartën e burimeve natyrore dhe bujqësinë.
Të dhënat do të ndihmojnë në parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe planifikimin e infrastrukturës, dhe sateliti u lëshua nga Agjencia Amerikane e Kërkimeve Hapësinore (NASA).
Ky është projekti i parë hapësinor i Ugandës dhe do të ndihmojë në komunikimin e inxhinierëve vendas, puna e të cilëve është e fokusuar në këtë fushë.
Kur bëhet fjalë për Afrikën Sub-Sahariane, disa vende kanë satelitët e tyre, mes tyre Gana, Afrika e Jugut, Etiopia dhe Ruanda. /tesheshi.com/