4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Jo, Islami nuk është diskriminues ndaj femrave. Ja pse

Më të lexuarat

Me ironi duke u munduar të dëshmojë se femrat nuk kanë status të pavarur në Islam, ai tha, “Emri i Hasreti Merjemes (Marisë) është përmendur në Kuranin e Shenjtë për shkak të Hasreti Isës (Jezusit). Për më tepër, asnjë emër tjetër i femrës nuk është cituar në librin e Shenjtë. Gjithashtu, Allahut nuk i pëlqen kur emri i një gruaje përmendet në Kuran”.
Vetëm pak orë pas paraqitjes televizive të Jamshed, lëvizja “Ndaloni Junaid Jamshed”, arriti të futet në zemrën e medieve sociale. Gratë e zemëruara pakistaneze janë duke u bërë thirrje njerëzve të bojkotojnë ndërmarrjet komerciale të Jamshed, përfshirë edhe atë të mishtores dhe linjës së rrobave.

Mjerisht, shumë njerëz në botën myslimane ndajnë qëndrimet e Jamshed në një shkallë më të madhe ose më të vogël, dhe ortodoksët kudo nëpër botë përdorin Kuranin, Hadithet ose thëniet e Profetit, për të justifikuar mizogjininë, duke interpretuar shkrimet alegorike për qëllime të këqija.
Ata i kthejnë dhe i shtrembërojnë kuptimin e shkrimeve, qëllimin dhe kontekstin, derisa kuptimi i vërtetë i këtyre vargjeve është zhdukur. Ata shpërfillin faktin se këto vargje që kanë të bëjnë me burrat dhe gratë, kishin për qëllim prezantimin e një ekuilibri midis sekseve në një shoqëri pagane arabe që nuk e kishin konceptin e harmonisë dhe bashkëpunimit midis burrave dhe grave.

Shoqëritë myslimane kanë qenë prej kohësh në një fushëbetejë për një konflikt, midis patriarkalizmit klasik dhe frymës revolucionare të Islamit të hershëm. Mjedisi para-islamik i shekullit të 7-të të Mekës, me tribadizmin e tij, mungesën e rendit dhe ligjit dhe luftës së vazhdueshme, ka qenë fuqimisht i dominuar nga meshkujt.
Ardhja e Islamit ka sfiduar status-quon, dhe kërkonte jo vetëm futjen e një lloji të ri të rendit shoqëror por edhe kufizimin e tepërt të shoqërisë Mekase, që drejtpërdrejt dëmtonte gratë dhe vajzat, ku heqja e zakonit për varrosjen e vajzës në lindje është vetëm një nga shembujt më të mirë të kësaj fryme.
Islami i hershëm kërkonte ngritjen intelektuale të grave, dhe i përcaktonte ato si agjente të pavarura të vullnetit të lirë, përgjegjëse për veprimet e tyre, dhe i mbushte ato me disa të drejta mbi meshkujt, (ashtu siç meshkujt janë të mbushur me të drejta dhe privilegje plotësuese mbi gratë).

Derisa është e vërtetë që vetëm emri i Marias përmendet në Kuran, ne mund të mbështetemi tek 24 gratë që paraqiten në Kuran në forma dhe qëllime të ndryshme.
Sipas Seyyedeh Sahar Kianfar, që shkruan për gratë në Kuran për shoqatën ndërkombëtare të Sufismit, 18 prej atyre grave paraqiten si karaktere të vogla në tregime Kuranore për kontekstin historik.
Pesëshja kryesore, përfshirë Marinë nënën e Jezusit, Bilquis mbretëreshën e Sheba, nënën e Marias, Hannah, Havën (Eva) dhe Umm Musa, nënën e Musait, “shërbejnë si shembuj të mirë nga të cilat gjyqtarët dhe kërkuesit mund të mësojnë”.
Ekziston një kapitull i plotë në Kuran me titull “Maria”, që tregon historinë e jetës së Marisë, dhe lindjes së Jezusit.
Një kapitull tjetër i titulluar “Gratë”, përshkruan në hollësi të drejtat dhe përgjegjësitë e grave, dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e meshkujve ndaj tyre. Ky nuk mund të tingëllojë si libër i shenjtë, në të cilin shfaqja e gruas është fyes për Perëndinë.
Analizat e papërpunuara të Jamshed injorojnë faktin, se Kurani kurrë nuk është menduar të jetë si një “libër”, i projektuar për të kënaqur ndjeshmëritë moderne intelektuale.
Shumë kritikues të pikës së Islamit për ligjet e trashëguara, poligaminë dhe disa ajete në Kuran, e kanë interpretuar atë se kinse lejon dhunën në familje, skllavërinë seksuale dhe transvesti tjera të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut. Ekzistojnë shumë feministe islamike, siç janë Amina Wadud, Kecia Ali, Riffat Hassan dhe Laleh Bakhitar , që aktivisht punojnë në ripërkthimin dhe riinterpretimin e shumë prej këtyre ajeteve të Kuranit.
Ato i zëvendësojnë ajetet Kuranore si dhe shumë hadithe dhe thënie të Profetit, në një kontekst të saktë historik, duke shtuar perspektivën feministe, që shumë juristë, gjykatës dhe përkthyes meshkuj i kanë injoruar.
Si rezultat i kësaj, është se një shkrim që duket i ndryshëm nga libri që kritikët e Islamit e përdorin si shovinizëm të “natyrshëm” dhe që shumë mizogjin, e përdorin brenda Islamit për të justifikuar vazhdimin e traditave patriarkale. Ajo shërben për të ruajtur ndjenjën e një njeriu të pushtetit personal, ku fuqia e tij politike është grabitur prej tij.
Mizogjinia nuk përkrahet nga gjithë burrat myslimanë, por gjithë burrat myslimanë në një shoqëri tradicionale janë rritur brenda një konteksti kulturor të patriarkalizmit, që vepron mbi parime të forta të përjashtimit dhe privilegjit mashkullor.
Monarkia, kolonializmi dhe diktatura e dhunshme, që ka prekur shumicën e vendeve myslimane në një pikë në historitë e tyre, kanë shërbyer për të lyer ato parime patriarkale thellë brenda psikikës së burrave dhe grave.
Mund të thuhet se njerëzit i kanë përvetësuar parimet e autoritarizmit, të përforcuara nga sistemet gjyqësore dhe politike nëpër të cilat kanë jetuar.
Nga ana tjetër, ata kanë kërkuar të sundojnë gratë në vendet myslimane në mënyrën se si ato vende kanë janë sunduar nga autokratët lokal, dhe më pas të kolonizuar nga fuqitë perëndimore. Kjo shërben për të ruajtur ndjenjën personale të njeriut
Së fundmi, gratë myslimane pretendojnë më shumë të drejta brenda Islamit për shkak të rritjes së qëndrueshme të grave në fushën e arsimit. Ato gjithashtu janë duke iu përgjigjur rritjes së nevojës, për më shumë gra në fuqinë punëtore në mënyrë që të forcojnë ekonomitë e vendeve të tyre. Zhvillimi, të drejtat e njeriut dhe lëvizjet demokratike vijnë nga vendet perëndimore, nganjëherë në mënyrë të njëanshme të fokusuara në të drejtat dhe statusin e grave myslimane, si në shoqëritë myslimane ashtu dhe në ato perëndimore si një pikë referimi për të “shtypur” ose “liruar”. Korrespondentja e lartë evropiane Sylvia Poggioli, ka identifikuar këtë trend siç vijon: “në debatin e ndezur mbi Islamin në Perëndim, gratë myslimane shpesh janë pikë e nxehtë, kodi i tyre i veshjes, të drejtat e tyre dhe roli i tyre në shoqëri”.
Rezultati i kësaj: “disa burra myslimanë mirëpresin rritjen e statusit të grave, derisa të tjerët i shohin “të drejtat e grave” si ndikim korruptues të huajve, një vazhdimësi e kolonializmit që ka poshtëruar dhe larguar gjeneratat e prindërve të tyre. Ajo çfarë është tronditëse rreth bilancit tradicional që i është përshtatur atyre, me shtytjen nga bota perëndimore dhe nga gratë myslimane dhe aleatëve të tyre meshkuj, sjellja e mizonogjinisë brenda është një lloj shkatërruesi i konkurrencës tek gratë. Goditja e përparimeve të grave, dhe përdorimi i dhunës fizike mendore për të kufizuar autonominë e grave në rritje, është reagim i ashpër për ata njerëz që nuk mund ti bëjnë ballë ndryshimeve të fuqishme në shoqëritë e tyre.
Asnjë analizë e mizogjinisë në shoqëritë myslimane, nuk do të ishte e plotë pa e kuptuar rolin e nënës në familjet myslimane si diçka jashtëzakonisht të fuqishme. Shumica e myslimanëve mund të kujtojnë se rritja në një familje ku shtëpia është nën juridiksionin e nënës, të mbështetur nga figura po aq të forta femra si: halla, motra apo gjyshja. Autoriteti i nënës mbi një fëmijë është i plotë (dhe Islami e mbështet këtë duke u siguruar se fëmija do të qëndrojë me nënën e tij edhe nëse vjen deri te shkurorëzimi), edhe pse kjo është në kundërshtim me fëmijët e rrënjosur thellë në patriarkalizmin e vëzhguar jashtë shtëpisë.
Shoqëritë e tëra në gjithë botën myslimane mund të zhvillohen dhe të lulëzojnë përmes avancimit të gruas, dhe nuk ka asnjë shkrim të shenjtë Islam që e kundërshton këtë ide. Por mizogjinia në botën myslimane duhet të adresohet në mënyrë që ne të mos jemi vazhdimisht duke luajtur “Snakes”, kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të grave në shoqëritë tona në tranzicion. (Marrë nga Huffington Post)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit