Gjiganti amerikan i informatikës, “Microsoft” njoftoi të enjten ndryshimin e logos së tij 25-vjeçare, ndërsa po përgatitet për një seri produktesh të reja, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.
“Ashtu si e mëparshmja, logoja e re përbëhet nga katër katrorë me ngjyra të ndryshme, të cilët formojnë një katror të madh. Por katrorët tani janë të drejtë, ndërsa më parë ishin më të deformuar dhe kishin pamjen e një flamuri që valvitej”, theksuan burimet zyrtare amerikane.
“Me logon e re ndryshon gjithashtu shkrimi i emrit ‘Microsoft”, shtuan burimet.
“U bënë 25 vjet që nuk ndryshojmë logon e ‘Microsoft’-it dhe tani është momenti i përshtatshëm”, deklaroi Jeff Hansen zyrtar i “Microsoft”-it duke shtuar se grupi po përgatitej për produkte të reja.