2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Jezusi i Islamit Leksion Publik në Universitetin Niagara

Më të lexuarat

Eksperti i Studimet Islame, dr. Zeki Saritoprak,  të mërkurën do të shqyrtojë pozitën e Jezusit në Kur’an dhe Hadith gjatë një leksioni publik në Universitetin Niagara.

Prezantimi i titulluar Jezusi i Islamit, zhvillohet në  këtë adresë:

3 në Dunleavy Hall, Room 127. Leksioni publik është organizuar nga departamenti i universitetit të Lindjes së Mesme dhe Studimeve Islame.

Dr. Zeki Saritoprak do të flasë rreth pozitës së Jezusit në fenë Islame dhe do të diskutoi se si personaliteti i Jezusit në Islam dhe Krishterim mund të shërbejë si një bazë e përbashkët dhe të hapë një rrugë për dialog konstruktiv, tha Dr. Mustafa Gokçek, profesor i historisë në  Universitetin Niagara.

Dr. Zeki Saritoprak ka shef i katedresë për Studime Islame në Universitetin John Carroll që nga viti 2003. Ai ka doktoruar në teologjinë Islame në Universitetin e Marmarasë në Turqi. Disertacioni i tij, i cili shqyrton mishërimin e së keqes në traditën Islame, është titulluar Antikrishti ( Dexhalli ) në Teologji Islame. U botua në gjuhën turke në Stamboll në  vitin 1992.

Dr. Saritoprak është autor i më shumë se 30 artikujve akademik dhe enciklopedik, të gjitha shkrimet kanë përmbajtje Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit